22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 1043

Limaj merr pjesë në inaugurimin e “Kalasë së UÇK-së” në Prizren

0

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, mori pjesë në inaugurimin e kompleksit “Kalaja e UÇK-së” në Arbëri të Vërrinit në Prizren. Në këtë ceremoni të rëndësishme, ku ishin të pranishëm personalitete të shumta që kanë kontribuar për vendin, Limaj theksoi rëndësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe sakrificën e madhe të popullit shqiptar për liri.

Në fjalën e tij, Limaj rikujtoi momentet e vitit 1998, kur komandanti legjendar Adem Jashari ngriti kushtrimin anekënd Kosovës, duke bashkuar çdo cep të vendit në luftë për liri. Ai vuri në pah simbolikën e kodrës ku u ndërtua kompleksi, duke e krahasuar me kohën kur pushka krisi në Prekaz dhe Serbia ngriti në këmbë gjithë Kosovën, ndërsa jehona e UÇK-së u dëgjua kudo, përfshirë edhe këtë zonë.

Kryetari Limaj shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë veteranët, iniciatorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për të lartësuar shkronjat e arta “UÇK” në Prizren. Ai theksoi se përurimi i kompleksit në Ditën e Çlirimit të Prizrenit është një moment i veçantë.

Në përmbyllje, Limaj nderoi dhe respektoi të gjithë dëshmorët e kombit dhe ata që lartësojnë dhe vlerësojnë luftën e UÇK-së, duke thënë: “Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit, nder dhe respekt për të gjithë ata që lartësojnë, nderojnë dhe vlerësojnë luftën e UÇK-së.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal kufitar Kosovë-Shqipëri

0

Sot ka nisur regjimi i lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjete sociale Rama shkruan se në pikën kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

“Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan Rama.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Përurohet Kalaja e UÇK-së në Vërri të Prizrenit

0

Në Vërri, përkatësisht në Leskovec të Prizrenit sot është bërë përurimi i Kalasë së UÇK-së.

Në këtë manifestim po merr pjesë gjeneral Kudusi Lame, ish luftëtar të UÇK-se, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, Fatmir Limaj, Nait Hasani, Zafir Berisha etj.

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj tha se UÇK-ja ka bërë atë se çfarë nuk ka arritur t’a bëjë askush, ka sjellë lirinë.

Kurse, Zafir Berisha tha se Prizrenit po i bashkëngjitet edhe një kala, Kalaja e UÇK-së, që do t’i bëjë nder Kosovës. “Ne që mbetem gjallë sa të mundemi duhet t”a pasqyrojmë realitetin”, tha ai.

Fatmir Limaj tha se 25 vite më parë secili e kishte nga një histori. “Kosova ka bërë një hapë të papërshkrueshëm. 26 vite më parë në krye me komandantin legjendar arritëm ta kemi një ushtri dhe objektivin e realizuar, çlirimin e Kosovës”, tha ai.

Në këtë manifestim po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Në këtë zonë u zhvilluan beteja të fuqishme nga Brigada 125.  Ky projekt u realizua nga komuna e Prizrenit, në 25 vjetorin e Çlirimit./Foto dhe tekst RTK/ 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Përkujtimi i 25 vjetorit të çlirimit të Prizrenit: Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

0

Në nderim të heronjve të kombit, kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familje të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, invalidë të luftës dhe qytetarë të shumtë, bënë homazhe sot në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, duke përkujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Prizrenit.

Me krenari kujtuan sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit që ka rëndësi të veçantë në ruajtjen e kujtesës historike dhe vlerave të lirisë.

“Jeta dhe vepra e dëshmorëve nuk do të harrohen kurrë! Lavdi!” – u shpreh me këtë rast kryetari Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Ushtari i KFOR-it kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: “Kjo ma ndryshoi jetën”

0

Më 12 qershor 1999-të, forcat e NATO-s hyjnë në Kosovë pas 78 ditësh të bombardimeve, duke çliruar përfundimisht Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Kjo datë ka një rëndësi të veçantë edhe për Kenneth Andersen, i cili atë kohë shërbente në vendin tonë si ushtar i KFOR-it.

Ai e ka kujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, me anë të një shkrimi.

Andersen përshkruan se si i pa rrugëve mijëra njerëz duke i pritur trupat e Aleancës Veriatlantike, duke hyrë në Kosovë.

“Kjo ndryshoi jetën time”, shkroi ai në X.

Begaj për Adem Jasharin: Burra të tillë rrallë i lindë historia

0

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Fjalim rastin mbajti edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai kujtoi kontributin e madh të presidentit historik Ibrahim Rugova, e veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Nuk mbeti pa u përmendur as sakrifica e familjes Jashari, të cilët i quajti “flakadanë të lirisë”.

“Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lindë historia”, tha Begaj.

I pari i shtetit shqiptar kujtoi edhe trimat e UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Më 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb.

Në këtë ditë u përmbush ëndrra shekullore e popullit të Kosovës për liri.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Pas ndarjes nga Besi, Xhensila Myrtezaj këtë person gjithmonë afër vetës

0

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

 

Së fundmi, në rrjetet sociale janë bërë virale disa video, në të cilat shihet Xhensila, duke performuar në njërin prej koncerteve të saj.

Ajo që është komentuar së tepërmi nga të pranishmit në koncert por edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale është prania e vajzës së saj në koncertin e këngëtares, e cila mesa duket është suportuesja më e mirë e nënës së saj. Ndërkohë që është duke performuar në skenë, Ajka shihet në krahët e një vajze dhe të dyja shijojnë performancën e këngëtares së dashur të publikut shqiptar.

Prizreni përkujton Ditën e Çlirimit me seancë solemne

0

Qyteti i Prizrenit shënoi sot 25-vjetorin e çlirimit të tij me një Seancë Solemne të Kuvendit Komunal, duke kujtuar me krenari 12 qershorin 1999 – Ditën e Çlirimit, shkruan “PrizrenPress”.

Në këtë ditë të rëndësishme, qytetarët e Prizrenit përkujtojnë me nderim heronjtë e UÇK-së, të cilët, 25 vjet më parë, zbritën nga malet për të sjellë tregimet e lavdishme të luftës kombëtare. Këto tregime do të përcillen tek brezat e ardhshëm si dëshmi e sakrificës dhe trimërisë së tyre.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve që u flijuan për çlirimin e vendit, faleminderit miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të, që ndihmuan luftën e shenjtë të UÇK-së në terren. Falë sakrificës së tyre të jashtëzakonshme, sot e kremtojmë këtë ditë historike për Prizrenin në liri. Lavdi!”, thuhet në njoftim të komunës./ PrizrenPress.com

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

25 vjet nga çlirimi i Kosovës

0

25-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Washingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore.

Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj ‘një gabim.’ Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori. Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Sot shënohet Dita e Çlirimit të Prizrenit

0

Me aktivitete të ndryshme do të shënohet sot Dita e Çlirimit të Prizrenit.

Data: 12.06.2024

Programi i aktiviteteve: