22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 1041

U vranë në ditën e parë të paqes në Kosovë, Rohde kujton dy gazetarët gjermanë

0

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar 25-vjetorin e vrasjes së dy gazetarëve gjermanë Gabriel Gruner, Volker Kramer dhe përkthyesit të tyre, Senol Alit.

Të tre u vranë në “ditën e parë të paqes” në Kosovë, afërsi të Suharekës në Qafë të Duhlës, njofton Klankosova.tv.

Ambasadori përmes një postimi në X, ka ndarë edhe disa fotografi nga vizita e tij tek varret e tyre.

Zyrtare: Milani emëron trajnerin e ri

0

Milani ka emëruar trajneri e ri të skuadrës së parë. “Rossonerët” drejtimin teknik të ekipit të parë të meshkujve ia ka besuar Paulo Fonseca-s .

Fonseca filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2005, duke filluar nga ekipi i të rinjve të Estrela Amadora dhe duke vazhduar më pas, mes profesionistëve, në ligat e vogla portugeze.

Në vitin 2012 ai bëri debutimin e tij në ligën më të mirë me Paços de Ferreira, një klub me të cilin arriti në play-off të Champions League. Në vitin 2013 kaloi te Porto, me të cilën fitoi Superkupën e Portugalisë, trofeun e tij të parë si trajner.

Pas një periudhe te Braga, me të cilën fitoi Kupën e Portugalisë, ai drejtoi Shakhtar Donetsk për tre sezone, me të cilin fitoi shtatë trofe dhe grumbulloi 103 fitore në 139 ndeshje. Në vitin 2019 ai debutoi në kampionatin italian me AS Roma, skuadër me të cilën arriti në gjysmëfinalen e Europa League në vitin 2021. Trajneri i LOSC Lille që nga vera e vitit 2022, Fonseca i jep fund aventurës së tij në Francë pas dy sezoneve në të cilat ai kontribuoi në sjelljen e klubit në sa më shumë kualifikime evropiane.

Trajneri portugez tani i bashkohet Milanit me një kontratë trevjeçare.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

BIK-u njofton se kur falet Kurban Bajrami

0

Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të dielën, më 16 qershor. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi fillon në orën 4:19, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë”, njofton BIK.

Sipas njoftimit, namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:34, të cilit do t’i prijë Burhan ef. Hashani- kryeimam i Këshillit të BI-së së Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e kësaj feste, kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban Bajramit! “, thuhet në njoftim.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Atentati në Paris, ndaj ish-kryeministrit shqiptar, Esat pashë Toptani

0

Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esat pashë Toptani.

Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri. Siç deklaroi atentatori në gjyqin kundër tij në Paris, Avni Rustemi, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin tradhëtar të Shqipërisë.

Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri, ku u prit si hero, pas 6 muajsh në paraburgim.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 ai u zgjodh deputet dhe u rreshtua si opozitar i forcës politike drejtuar nga Ahmet Zogu.

Më 20 prill 1924, Avni Rustemi plagoset nga një person i quajtur Jusuf Reçi, pranë Pazarit të Ri në Tiranë, në sheshin që sot mban emrin “Avni Rustemi”. Dy ditë më pas Avni Rustemi ndërroi jetë prej plagëve./atsh/

Zyrtare: Marsel Ismajlgeci largohet nga Ballkani

0

Marsel Ismajlgeci është i larguari i radhës nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani.

Mbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te kampionët e Kosovës nga skuadra boshnjake Zrinjski Monstar derisa marrëveshja e huazimit ka skaduar.

Ballkani nuk do ta blej lojtari dhe ai tanimë është rikthyer te klubi boshnjak.

Suharekasit kanë falënderuar për kontributin e dhënë Ismajlgecin, derisa i kanë uruar suksese në të ardhmen.

Më parë nga Ballkani janë larguar edhe Armend Thaqi, Edvin Kuc, Lorenc Trashi, Nazmi Gripshi dhe Mamadou Danfa.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Tifozë të dashur, marrëveshja e huazimit të Marsel Ismajlgecit me FC Ballkanin ka përfunduar.

Klubi e falënderon futbollistin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e karrieres së tij.

Paç fat Marsel! /Telegrafi/

Deponohen para të falsifikuara në Prizren

0

Një burrë ka njoftuar se nga klientë të ndryshëm në Prizrën janë deponuar një shumë të hollash të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me rastin po meren njësitet relevante policore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një shumë të hollash të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me rastin po meren njësitet relevante policore”, thuhet tutje në raport.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Një i lënduar në një aksident mes dy veturave në Prizren

0

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Prizren, si pasojë e të cilit është lënduar një person.

Policia njofton se përveç lëndimeve si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të vogla materiale.

Kliko  video: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1976052036186788

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave. Përveç lëndimeve si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të vogla materiale”, thuhet në raport.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Walker: Kosova është një tregim i jashtëzakonshëm suksesi

0

Ambasadori William Walker është takuar me kryeministrin Albin Kurti. Këtë takim Walker e ka vlerësuar produktiv dhe shumë trë mirë.

“Më lejoni të them se zakonisht nuk shkoj askund i veshur kështu kur takoj një kryeministër. Pra duhet të jem i veshur me kostum dhe kravatë, por gjatë dy ditëve të fundit, këtu kishte shumë njerëz të veshur me kostume, kështu që unë po vijë i veshur me veshje të rëndomta “kaliforniane”, sepse unë po vijë këtu si mik i Kosovës, si mik i kryeministrit Kurti, si mik i gazetarëve, kështu që ju falënderoj”, ka thënë ai pas takimit.

William Walker ka thënë se Kosova është një tregim i jashtëzakonshëm suksesi.

“Për 25 vjet, ju shqiptarët e Kosovës, kosovarët, keni punuar shumë që ky të jetë një tregim i madh suksesi dhe unë dua që bota ta kuptojë se sa e suksesshme është Kosova. Dje ju patët shumë vizitorë që erdhën nga shtete të ndryshme dhe e panë këtë sukses të Kosovës. Shpresoj që jeni shumë krenarë që jeni gazetarë, por edhe krenarë që keni shqiptarë, kosovarë, dhe keni merita në atë se çfarë është ky vend sot:, ka theksuar Walker.

Kurse, kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se është takuar me ambasadorin William Walker.

Kurti e ka quajtur Walker njëri të jashtëzakonshëm, që ngriti zërin për padrejtësisë dhe mizoritë që po ndodhnin në Kosovë.

“Në mbledhje po vij nga takimi me mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, diplomatin amerikan Willaim Walker. Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë. Me guxim dhe integritet, ambasadori Walker dhe Misioni Verifikues i OSBE’së dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj populit tonë. Raportet nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare dhe nxitën reagimin e komunitetin ndërkombëtar. Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatorët që çuan në ndërhyrjen e NATO’s”, ka theksuar ai.

Walker, i cili atëherë ishte shef i OSBE-së luajti rol kyç në dokumentimin e masakrës në Reçak të Shtimes, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë më 15 janar të vitit 1999./RTK

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Cristante: Shqipëria është e vështirë për t’u përballur

0

Bryan Cristante këmbëngul se Italia “di se si të fitojë dhe dëshiron të përsërisë veten” në Euro 2024, ndërsa Roma “bëri përparim” kur Daniele de Rossi mori drejtimin nga Jose Mourinho.

Mesfushori i gjithanshëm është pjesë e skuadrës së Italisë që po përgatitet për turneun në Gjermani dhe pritet të startojë në mesfushë kundër Shqipërisë të shtunën.

Kjo për shkak se Nicolo Barella dhe Nicolo Fagioli janë ende duke luftuar me probleme muskulore dhe nuk ishin në stërvitje, por vetëm duke punuar në palestër.

“Ne jemi ndezur, të gatshëm dhe duke punuar shumë pas një stërvitjeje të mrekullueshme”, tha Cristante për “UEFA.com”.

“Mezi presim të fillojmë, ka kaq shumë fansa këtu që na bëjnë të ndihemi si në shtëpinë tonë, e dinim se kishte shumë italianë në Gjermani dhe ata e shfaqën pasionin e tyre edhe jashtë hotelit.

“Ne duam t’i bëjmë krenarë ata dhe të gjithë italianët në shtëpi”, shtoi mesfushori i Roma-s.

Italia ka pasur disa rezultate të përziera në Kampionatin Evropian, pasi humbi finalen në 2000 dhe 2016, por fitoi edicionin më të fundit duke mundur Anglinë në finale në “Wembley”.

“Euro 2020 do të mbetet një kujtim i mrekullueshëm për gjithë jetën tonë, por ky është futbolli, duhet të vazhdosh dhe ka gjithmonë një garë të re. Tani duhet të japim gjithçka për të dëshmuar se jemi ende ndër skuadrat më të mira”, vijoi ai.

“Ndoshta kjo është një skuadër më e re, por është ende e talentuar dhe me një trajner që është po aq i mirë. Kemi shumë mesfushorë të fortë dhe është mirë të kemi këtë konkurrencë për vende”.

“Ne e dimë se si të fitojmë dhe duam të përsërisim veten”, theksoi Cristante.

Italia është në një grup të vështirë me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, por dy të parat kalojnë, së bashku me katër më të mirët e vendeve të treta.

“Shqipëria është e vështirë për t’u përballur dhe ka shumë lojtarë me të cilët jemi njohur në Serie A, kështu që ndoshta ky është rreziku më i madh, sa mirë na njohin ata”, vazhdoi Cristante.

“Të nisësh mirë është edhe më e rëndësishme në një grup kaq të vështirë, pasi çdo ndeshje bëhet thelbësore. Spanja dhe Kroacia treguan me kalimin e viteve se janë ekipe të mëdha, por edhe ne e treguam këtë. Është e vështirë për ne dhe për secilin prej tyre”, shtoi ai.

Cristante-s iu kërkua të zgjidhte të preferuarit e tij për të fituar Euro 2024.

“Ka shumë skuadra të mira me shumë përvojë, si Anglia dhe Franca, por edhe ne jemi të fortë, të rinj dhe të etur për të dëshmuar veten në këtë turne”, tha ai.

“Duhet të synojmë rezultatin maksimal dhe jo t’i vendosim kufij vetes. Ne mund të themi fjalën tonë kundër kujtdo”, vuri në dukje mesfushori.

Cristante u pyet edhe për situatën te Roma, ku Mourinho u shkarkua në janar për të sjellë legjendën e klubit De Rossi.

“Ne bëmë përparim të mëtejshëm me De Rossi-n dhe u përmirësuam si skuadër, tani duhet të vazhdojmë për sezonin e ardhshëm ashtu siç e mbyllëm të fundit”, theksoi Bryan.

De Rossi ishte pjesë e skuadrës së Italisë që fitoi Kupën e Botës 2006 dhe më pas në stafin e Roberto Mancini-t në Euro 2020, kështu që a dha ndonjë këshillë?

“Ne flasim për gjithçka, por ai nuk kishte asgjë specifike për këtë. Ai ishte një nga mesfushorët më të mirë, kështu që natyrisht çdo këshillë prej tij është gjithmonë një kënaqësi”, përfundoi mesfushori i Italisë. Albanian Post