Home Blog Page 1067

Kurti – Fejzës: Në ditët e errëta të robërisë, na keni frymëzuar e ngushëlluar

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në koncertin e këngëtares së mirënjohur, Shkurte Fejza, “50 vjet zëri i kombit”, në 50- vjetorin e karrierës së saj, i organizuar dhe i mbajtur në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Nën atmosferën festive të koncertit, kryeministri pati një fjalë rasti ku theksoi se sa e vështirë është ta marrësh fjalën para këngës, dhe dyfish vështirë përballë kremtes së 50-vjetorit të zonjës që mori fjalën për qëndresën dhe sakrificën e popullit shqiptar.

“Me juve Shkurte, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Ky gjysmë shekulli i këngës suaj Shkurte është plot një shekull i gjatë i popullit tonë. Në ditët e errëta të robërisë, neve këtu dhe motrat e vëllezërit tonë të mërguar, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë, që zemra kurrë mos të harroj dashninë për Kosovën dhe kombin”, tha kryeministri.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Aksident mes një biçiklete dhe veture në Dobërdelan të Suharekës, lëndohet rëndë i mituri

0

Një aksident mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur në Dobërdelan të Suharekës ditën e së shtunës.

Si pasojë ka pësuar lëndime të rënda një 10 vjeçar i cili po drejtonte biçikletën.

Rastin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:25 ka ndodhur në Dobërdelan të komunës së Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime të rënda një fëmijë 10 vjeçar i cili po drejtonte biçikletën. Me rastin për merret njësia e trafikut rajonal”, tha Gashi.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Gjendet shtetasi i huaj i cili kishte humbur në malet e Sharrit

0

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili ishte humbur dje në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.

Sipas njoftimit, ai ishte shtetas i huaj.

Ndryshe, ShKShMK-ja dje ka njoftuar se në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një operacion në malet e Sharrit.

Personi i humbur është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka patur të ftohtë.Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës”, thuhet në njoftim.

Tutje, u është bërë thirrje për kujdes dhe posedim të pajisjeve adekuate.

“Apelojmë te gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve në RKS dhe rajon që të kenë kujdes në planifikimin e aktiviteteve të tyre dhe të posedojnë pajisje adekuate”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjashtë vjet nga vdekja e Fadil Vokrrit

0

 

Sot mbushen gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri. Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF Llapi në Podujevë.

Më pas në vitin 1980 kaloi te KF Prishtina, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, ndërsa në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe 22 gola. Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.

Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij Prishtina, në postin e drejtorit, ndërsa në shkurt 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar në krye të FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit. Përveç gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhën frënge, turke dhe serbo-kroate.

Mëngjesin e 9 qershorit 2018, ndërsa po ushtronte në palestër Vokrri pësoi një sulm në zemër dhe ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

Lamtumira e fundit Vokrrit iu dha me nderimet më të larta shtetërore më 10 qershor, ndërsa ajo ditë ishte ditë zie kombëtare./KP

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se sulmoi partneren e tij

0

 

Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij.

Viktima kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjykata.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar të cilës i ka shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjykata”, thuhet në raportin e policisë.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Moti sot me temperatura deri në 33 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet  të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas njoftimin të këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Sot mbyllet edicioni i 24-të i Panairi të Librit

0

Për pesë ditë me radhë po mbahet edicioni i 24-ët i Panairit të Librit në Prishtinë.

E sot është dita e fundit ku të interesuarit mund të vizitojnë këtë panair, njofton Klankosova.tv.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ishin pjesëmarrës dhe të interesuar në librat e ekspozuara.

SHKSHMK-ja nis operacion të kërkim-shpëtimit në malet e Sharrit

0

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion të kërkim-shpëtimit në malet e Sharrit.

Në njoftim e bërë nuk kanë dhënë detaje duke thënë se për informacione të tjera do të informoheni me kohë.

“Një ekip e ShKShMK sapo ka filluar një operacion të Kërkim-Shpëtimit në malet e Sharrit. Për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë “, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

9

Shkurte Fejza mbush 50 vjet karrierë, Haradinaj: Zëri që frymëzon Kombin!

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në natën muzikore kushtuar 50-vjetorit të karrieres së këngëtares së njohur, Shkurte Fejza.

Haradinaj ka thënë se jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e vërtetë e atdhedashurisë për shumë gjenerata.

“Një natë e veçantë, në nderim të ikonës së muzikës shqipe – Shkurte Fejza, në 50 vjetorin e karrierës.  Jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e vërtetë e atdhedashurisë për shumë gjenerata. Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, këndoi për lirinë dhe për krenarinë e të qenit shqiptar”, ka thënë Haradinaj.