13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Arrestohet një person në Prizren nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, lidhur me rastin i dyshuari është dërguar për intervistim, ku pas intervistimit ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit policor.

“Me datën 04.06.2024 rreth orës 19:00, në kuadër të planit operativ të lartcekur, DHTN-njësia në Prizren, ka pranuar informacione se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se nga
banesa e tij në Prizren në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe ka shpërndarë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

“Pas pranimit të këtij informacioni, lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake nga njësia e lartcekur policore është
organizuar një urdhër kontroll në banesën në të cilën ishte duke banuar personi i dyshuar i lartcekur, ku gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht dëshmitë si
në vijim:
• një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të
përgjithshme prej rreth 14.56 gramë (e përgatitur për shitje),
• një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë prej
rreth 1.69 gramë (e përgatitur për shitje),
• një telefon mobil,
• një pako me folje alumini,
• njëqind e dymbëdhjetë (112) euro para të gatshme”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte...

Bashkimi zyrtarizon të huajin e parë për stinorin e ri

Skuadra e Bashkimit pak më parë ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollitin Robert Rikic, i cili do të jetë i huaji i...

Lajmet e Fundit