18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1157

Fofana ‘hapet derën’ për transferimin në Milan

0

Mesfushori i Monacos, Youssouf Fofana, ka hapur derën për Milanin.

25-vjeçari fillimisht tërhoqi vëmendjen e Juventusit në gjysmën e parë të këtij sezoni, duke u rritur në një opsion emocionues dhe dinamik në mesfushë me Monacon dhe ai ka arritur të mbajë një nivel të lartë gjatë gjithë sezonit.

Milani ka qenë gjithashtu i impresionuar me Fofana dhe ka shtuar mesfushorin e Monacos në listën e tyre të ngushtë përpara verës, të etur për të gjetur opsionet e duhura për të forcuar skuadrën e Stefano Piolit, ndërsa ata kërkojnë të mbyllin diferencën me liderët e ligës dhe rivalët e Interit.

Duke folur për “MilanNews”, Fofana u pyet për raportet e fundit që diskutonin interesin e Milanit për një marrëveshje verore.

“Mendoj se Milani është një klub vërtet i madh. Të gjithë e njohin Milanin dhe listën e tij të sukseseve. Por përveç muhabetit në Itali, unë mbetem i fokusuar në misionin tim për të sjellë Monacon në Ligën e Kampionëve, që do të jetë si një maratonë”.

“Që tani e deri në fund të sezonit çdo ndeshje është si një finale. Dhe kanë mbetur edhe shtatë për të luajtur. Duhet të ‘gjejmë’ pikë ku duhet të japim gjithçka në çdo ndeshje. Kur luani për Monacon, e dini se Liga e Kampionëve është objektivi natyror i klubit”.

Ai theksoi se si kuqezinjtë kanë një origjinë të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, raporton “Football-italia.com”.

“Siç është thënë tashmë, Milani është një nga klubet më të mëdha në botë me një kabinet të rëndësishëm trofesh, por fokusi im aktualisht është të kualifikohem në Champions League me Monacon”.

‘Mos e kanë fjalën për 1 prillin’: Kurti tallej me opozitën për zgjedhje, tash ia ‘aprovon’

0

 

Në një prej deklaratave të para dy vitesh, kryeministri Albin Kurti do të tallej me opozitën në Kosovë rreth kërkesës së tyre për zgjedhje, duke deklaruar se ‘ndoshta e kanë pasë fjalën për 1 prillin’.

“Kur kanë menduar për zgjedhjet në prill, duhet t’i pyesni mos e kanë pasë fjalën për 1 prillin.

Unë ua uroj Vitin e Ri edhe zotit Abdixhiku edhe opozitës në përgjithësi.

Ju dëshiroj gjithë të mirat në vitin 2022.

Duket që unë jam njëmend i zënë me punët e subjektit tim politik dhe nganjëherë më duhet të mungoj në disa aktivitete të tjera, por duket që z.Abdixhiku është shumë më i zënë në subjektin e tij politik prandaj edhe mungon shpesh.

Unë diplomën në Universitetin e Prishtinës e kam në Fakultetin e Teknikës, nuk e kam për blerje në bursë, por nuk besoj se kemi bërë asnjë lëshim apo gabim deri tani.

Ndodhemi në akuza dhe sulme të shumëta të opozitës, por duhet ta kuptoni që unë kam ardhë në qeverisje me një fitore të listës sonë prej 50.1 për qind sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh me opozitën aktuale që ishte në pushtet”, do të deklaronte Kurti.

Dy vite më pas, kryemininstri Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje, por ka një kërkesë: që opozita ta shpërbëjë Kuvendin e jo ai të jap dorëheqje.

“Tash nëse dëshirojmë zgjedhjet ti mbajmë jo në dimër, jemi njerëz të arsyeshëm të kuptueshëmPas 12 muajve, do të mund të jetë situate e një dimri që nuk e dimë cfare është, për zgjedhjet e radhës.Shkurti i vitit 2021, moti nuk ka qenë edhe i keq por nuk ka qenë edhe i mirë. Tash nëse dëshirojmë zgjedhjet ti mbajmë jo në dimër, jemi njerëz të arsyeshëm të kuptueshëm”, deklaron tash Kurti.

“Nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpënrdajen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje. Nëse opozita është e interesuar të mos i kemi 12 muaj, por të kemi më pak muaj, atëherë jemi të gatshëm ta shpërndajmë Kuvendit”, tha Kurti para pak ditësh.

Pozicionimi i partive politike rreth zgjedhjeve që po përmenden për ditë e më shumë është ky: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një mocion që pret t’ia nënshkruajnë partitë tjera opozitare, në mënyrë që të shpërbëhet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Partia Demokartike e Kosovës, para pak ditësh, zyrtarizoi Bedri Hamzën për kryeministër të Kosovës dhe ka propozuar edhe një datë për zgjedhje: 9 qershorin.

Lidhja Demokratike e Kosovës, deri tani, të paktën sipas deklaratave të kryetarit të saj, z.Lumir Abdixhiku, dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje nëpërmjet dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

Ky i fundit, të paktën deri tani nuk e prnaon këtë mënyrë për të shkuar në zgjedhje, pasi para pak ditësh tha se ‘nuk ka nevojë të jap dorëheqje’ sepse ‘Qeveria e tij është shumë e mirë dhe po punon shumë mirë’./Nacionale

81 vjet nga lindja e Rikard Ljarja, aktori ikonë në kinematografinë shqiptare

0

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu” në Tiranë. 

Pas diplomimit, punoi për 8 vjet me radhë si aktor i teatrit “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio. Prej vitit 1996 deri në 2002, kur doli në pension, shërbeu si drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Aktori karizmatik, realizues i sa e sa roleve, ka mbetur në kujtesën e publikut si fillrojtësi Dedë tek “Rrugë të bardha”, mësuesi Dritan Shkabaj tek “Komisari i dritës” apo Skënderi tek “Duel i heshtur”.

Rikard Ljarja mbetet ende një prej aktorëve më të dashur prej publikut.

BQK largon tarifën për depozitimin e monedhave metalike

0

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka njoftuar se Banka Qendrore e Kosovës, ka larguar tarifën për depozitimin e monedhave metalike.

Në përgjigjen zyrtare të pranuar nga Banka Qendrore e Kosovës drejtuar DhTIK sqarohet se tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë një tarifë të tillë gjatë depozitimit të monedhave metalike, ndërsa me kërkesë të BQK-së dhe me dakordim paraprak me Drejtuesit e Bankave Komerciale të njëjtën praktikë e kanë zbatuar të gjitha bankat komerciale në vend.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përshëndetë largimin e kësaj tarife nga Banka Qendrore e Kosovës, duke mbetur me shpresë se institucionet e vendit do të marrin parasysh imputet nga përfaqësuesitë e bizneseve dhe hapa konkret për lehtësimin dhe krijimin e një klime sa më të përshtatshme për të bërë biznes në vend”, thuhet në komunikatën për media.

1 Prilli – Dita e Gënjeshtrave, kjo është historia që fshihet pas

0

Sot pothuajse në të gjithë botën shënohet Dita e Rrenave. 

Dita e Rrenave është një zakon vjetor më 1 Prill, që përbëhet nga shaka me gënjeshtra dhe mashtrime praktike.

Historia pas Ditës së Gënjeshtrave është e panjohur dhe ka pasur hipoteza të shumta në lidhje me origjinën e saj.

Megjithatë, teoria më e besueshme e lidh atë me fundin e shekullit të 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi zbatimin e kalendarit gregorian.

Kur kalendari Gregorian hyri në fuqi, 1 janari u bë fillimi i vitit. Ai zëvendësoi praktikën e fillimit të vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Franca u bë vendi i parë që pranoi dhe zbatoi kalendarin e ri.

Pavarësisht nga lajmet që po shpërndaheshin, disa individë nuk ishin në dijeni të ndryshimit ose refuzuan të ndiqnin ndryshimet e reja.

Ata vazhduan të kremtonin Vitin e Ri më 1 prill.

Kështu, njerëzit që ndiqnin kalendarin gregorian filluan të tallnin dhe tallnin këta njerëz.

Praktika e përgjithshme ishte se ata që refuzonin të ndiqnin kalendarin e rikonsideroheshin budallenj dhe talleshin nga ata që e bënin.

Kështu, duke krijuar traditën e 1 Prillit – Ditës së Gënjeshtrave.

Antidroga kap personin që iu iku para dy javësh në Prizren, sekuestrohet marihuanë dhe qindra euro

0

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së djeshme që lidhet me një rast të para dy javësh, ku një person i dyshuar për shitblerje të drogës arriti të shpëtojë nga prangat dhe u arratis. Operacioni për kapjen e tij është kryer dje në mesditë dhe si rezultat i dyshuari është prangosur, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali, i dyshuari është një 24-vjeçar, i cili kishte ikur nga Policia më 14 mars, gjatë një aksioni për kapjen e të dyshuarve.

Njëri prej tyre tashmë ndodhet nën masën e paraburgimit, ndërsa edhe i riu që u kap dje është ndaluar për 48 orë.


Sipas informacioneve që ka Sinjali, 24-vjeçari i dyshuar është arrestuar bashkë me një person tjetër me të cilin u kap, ku gjatë kontrollit policor, iu janë gjetur një sasi e marihuanës, qindra euro, pako të ndryshme që nevojiten për shpërndarjen e drogës dhe prova të tjera.

Dëshmitë e gjetura janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari kryesor të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është lënë i lirë.

Brenda afatit ligjor, pritet që edhe ndaj 24-vjeçarit të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Alarmante: Rreth 300 mjekë e infermierë besohet se janë larguar nga Kosova në 3 muajt e parë të këtij viti

0

Papunësia, kushtet jo të mira të punës, pakënaqësitë shumën e pagës, janë disa nga arsyet kryesore pse mjekët po e braktisin Kosovën

Ministria e Shëndetësisë thotë se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin shëndetësor në vend dhe se po i përkrahin dhe mbështesin mjekët.

 

 

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me investime në infrastrukturë e pajisje mjekësore në mënyrë që profesionistët të mund të shfaqin gjithë potencialin e tyre. Edhe në buxhetin e këtij viti është paraparë sigurimi i aparaturave më qëllim të ngritjes së shërbimeve të reja’’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për FrontOnline.

Poashtu, MSH-ja thotë se do të ketë rritje të pagave edhe vitin e ardhshëm.

‘’Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për profesionistët shëndetësorë dhe aktualisht paga e një mjeku në Kosovë është ndër më të lartat në rajon. Krahas zhvillimit ekonomik me progres pozitiv rritja në koeficientin e pagës do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm’’.

Nga kjo ministri thonë se janë duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik.

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik me shtesë në pagë’’, thonë nga MSH-ja.

 

 

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka treguar numrin e mjekëve që janë larguar nga Kosova përgjatë tre muajve të parë të këtij viti.

‘’Sa i përket numrit të mjekëve, trendi po vazhdon i njëjti. Deri më sot janë 29 mjekë që kanë marrë dokumentacionin e duhur për punësim në shtetet evropiane. Pra janë 29 mjekë që janë larguar në tre muajt e parë të këtij viti e që është numër i njëjtë me tre muajt e parë të vitit të kaluar’’, thotë ai.

 

 

Sejdiu thotë se arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova janë papunësia, kushtet e punës dhe kushtet e kualitetit të shkollimit specialistik.

‘’Ne tash e sa vite bëjmë një sondazh apo pyetësor për arsyet e largimit të mjekëve që po largohen nga Kosova dhe arsyeja kryesore e largimit është papunësia sepse kemi 441 mjekë të papunë, të deklaruar në Ministrinë e Financave dhe ATK kjo është arsye e parë, dhe arsye e dytë janë kushtet e punës dhe kushtet kualiteti i shkollimit specialistik dhe arsye e tretë janë pagat duke pasur parasysh se ke këta janë shumica mjekë të përgjithshëm të diplomuar dhe paga e tyre është rreth 700 euro’’.

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, më tej tregon se ka më shumë që dy vite që oda të cilën ai e drejton nuk ka pasur takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Sejdiut, oda që ai drejton por edhe oda tjera kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, por nuk kanë marrur përgjigje.

‘’Ne takime me MSH-në nuk kemi pasur tash e më shumë se dy vite, përveç raporteve tona të rregulla që i dërgojmë të gjitha e ku përfshihen këto që i ceka më lartë. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare gjithë kryetarët e odave, para afro dy muajsh që të bëjmë një takim dhe të diskutojmë me ministrin rreth implementimit të legjislacionit që i përket odave dhe MSH-së, por përgjigje nuk kemi marrë dhe nuk e dimë arsyen’’, shprehet Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-së.

Shqetësues largimin e mjekëve nga Kosova e sheh edhe Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Ajo thotë se nëse vazhdon ky trend do të jetë shqetësues.

‘’Nëse ndiqet trendi i largimit të mjekëve si në vitin 2023, duke ia shtuar këtu faktin edhe të masave të reja, të cilat i kanë marrur vende si Gjermania, mund të themi se numri për këtë vit mund të jetë edhe më shqetësues’’, thekson Imeri.

Imeri thotë se sipas informatave që ajo ka janë rreth 300 mjekë dhe infermierë që kanë ikur nga Kosova.

‘’Nuk kemi numër të saktë për këtë tre mujor. Diku rreth 300 është numri sipas informatave që kemi’’ thotë ajo.

Për Imerin, sfiduese vazhdo ntë jetë mungesa e mjekëve dhe anesteziologëve.

‘’Vazhdon të jetë sfiduese mungesa e mjekëve të punës, anesteziologëve dhe kuadrov deficitare’’ ka thënë Imeri.

Ajo thotë se janë takuar me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia ku kanë marrë edhe disa zotime.

‘’Jemi takuar me ministrin Vitia në kuadër të partneritetit social e ku kemi diskutuar për këtë çështje dhe mbetët prioritet i angazhimit tonë nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve përmes zhvillimit të kuadrov, kushteve të punës dhe edukim të vazhdueshëm profesional’’, thotë Imeri.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

43 vjet nga demonstratat e vitit 1981

0
Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave.

 

Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.

Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.

Forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur. /KP

Malishevë: Pacientit i largohet telefoni nga stomaku

0

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Malishevë. Një pacienti i është larguar telefoni nga stomaku.

Siç njofton ordinanca, pacienti në fjalë ishte me çrregullime depresive. 

“Largimi i trupit te huaj nga stomaku ( Telefon)!. “Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar per semundje te varshmerise, sillet nga familjaret ne ordinancen OSG ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret perkates, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime! Pacienti referohet per trajtim te metejme tek psikiatri!”, njofton ordinanca.