18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1156

Mbi dy mijë e 200 gjoba brenda javës për shkelësit e rregullave të trafikut në Prizren

0

Policia e Kosovës, ka zhvilluar aktivitete javore në komunikacionin rrugor në rajonin e Prizrenit, kështu duke shqiptuar mbi dy mijë gjoba

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete rrugore në qytetin e Prizrenit.

Brenda një jave, policia ka shqiptuar gjithsej 2296 gjoba për mosrespektuesit e rregullave të trafikut rrugor.

“Drejtoria rajonale e  Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 26.03.2024-01.04.2024 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dy mije e dyqind e nëntëdhjete e gjashtë  (2296) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor”, shkruhet në njoftim.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i tridhjetë (33) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetimi i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për trembëdhjetë (13) ngasës,

Policia do të vazhdojë të jetë në terren që të parandalojë edhe aksidentet.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren  vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Gjobat e reja nga 3 prilli/ Afër 120 mijë tiketa trafiku u shqiptuan nga policia vetëm në janar dhe shkurt

0

Përmes këtyre ndryshimeve, synohet rritja e sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Policia: Vetëm në janar dhe shkurt ndodhën 9 aksidente fatale, vdiqën 9 persona

Policia e Kosovës, në një përgjigje për FrontOnline ka treguar se sa ka qenë numri i aksidenteve për dy muajt e parë të këtij viti.

Sipas Policisë, për dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 9 aksidente fatale me 9 të vdekur, apo 9 persona të vdekur më pak se sa në dy muajt e parë të vitit të kaluar dhe 4 aksidente më pak poashtu se sa në dy muajt e parë të vitit 2023.

Poashtu sipas Policisë së Kosovës, gjatë dy mujorit të këtij viti pra (janar-shkurt) kanë ndodhur 3127 aksidente me 1068 persona të lënduar dhe janë shqiptuar 117905 tiketa.

Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, përjashtuar aksidente me fatalitet që ka pasur më pak, në rritje janë aksidentet me lëndime, me dëme materiale dhe tiketa të shqiptuara.

Kryesindikalisti i Policisë: Ndryshimet në ligjin e ri janë bërë për t’i vetëdijesuar qytetarët, jo për t’i dënuar ata

 Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 3 prilli hyn në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Për Imer Zeqirin nga Sindikata e Policisë së Kosovës, ndryshimet në këtë ligj, janë bërë jo për t’i dënuar qytetarët, por për t’i vetëdijesuar ata.

‘’Pres se do të ketë një preventivë për parandalimin e aksidenteve, edhe për respektimin e rregullave por edhe për zvogëlimin e shpejtësisë, sepse po shihni se çdo ditë po ndodhin pa ndalë edhe aksidente me fatalitet edhe kundërvajtje të ndryshme që janë shumë të rrezikshme për qytetarë dhe këto rregulla janë bërë për t’i vetëdijesuar qytetarët dhe jo për t’i dënuar ata’’, thotë Zeqiri për FrontOnline.

  1. Ai thotë se me ndryshimet që janë bërë në ligjin e ri do të ketë efekte pozitive në parandalimin e shkeljes së rregullave të trafikut.

Unë besoj se do të ketë efekt kjo masë dhe kjo është marr si masë e atyre që nuk i respektojnë rregullat në komunikacion. Po me duket se ndryshe ne nuk po dijmë me u ndalë me këtë mosrespektim të rregullave apo kundërvajtjeve që po shkaktohen në komunikacion’’ thekson ai.

Eksperti komunikacionit: Rritja e gjobave nga Policia e Kosovës s’do të ketë efekt, janë të larta për standardin tonë

Sipas Ligjit të ri, gjobat për kundërvajtje të ndryshme në trafik do të rriten nga 100 deri në 500 euro, përfshirë edhe heqjen e pikëve dhe ndalimin e drejtimit të automjetit.

Dikush nuk ka shpresë se këto masa do të krijojnë efektin siç po pret Policia e Kosovës.

Kështu të paktën e sheh eksperti i komunikacionit, Naser Lajçi.

Ai në një prononcim për Front Online thotë se këto masa janë marrë duke u parë numri i aksidenteve me rritje e veçmas atyre me fatalitet.

‘’Tash po e shohim numrin e aksidenteve që vazhdimisht po rritet, atëherë me siguri edhe Policia e Kosovës për këtë gjë po i merr këto masa. Por rritja e këto tarifave, nuk ka me ia arritë qëllimit, qysh po presin ata. Sa i përket rripit të sigurisë ka nevojë, por jo në zonat urbane me i gjobitë njerëzit, ku zhvillohet shpejtësia deri ne 40km/h, por jashtë zonave urbane me vozitë pa rrip, pasojat po janë shumë të mëdha sepse po përfundojnë edhe njerëzit me fatalitet’’ thotë Lajçi për FrontOnline.

 Për Lajçin, shumat e gjobave që ka vendosur Policia e Kosovës për shkelësit e rregullave në trafik janë të larta nëse krahasohen me standardin që ne kemi.

“Ka nevojë, por jo në këtë masë sa në çdo rritje të 20km/h shpejtësi, me ia marrë dikujt patentë shoferin. Gjobat janë të larta, për standardin që kemi ne dhe nuk pres që kanë me mbërri efektin e vet’’, tha Lajçi.

Në vijim disa nga risitë e Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor që kërkohet të respektohen nga pjesëmarrësit në trafik:

– Mos vendosja e rripit të sigurisë

– 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

– 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë

– 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë

– Regjistrimi i mjetit

– 200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë

– Shpejtësia brenda vendbanimit

– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– Shpejtësia jashtë vendbanimit

– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

-500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– Ndalohen garat e shpejtësisë

– 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit

– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit

– Mos përdorimi i helmetës

– 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi

– Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– Ndalim i tejkalimit të mjeteve

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative

– Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor

-Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme

– Janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik.

Çdo shofer që qenë nën masën mbrojtëse, në momentin e ndaljes nga policia, do t’i konfiskohet automjeti për periudhën sa ka qenë masa mbrojtëse. ( Ta zëmë, nëse policia ka konfiskuar patentë shoferin për 6 muaj, në momentin që ndalet duke vozitur pa patentë, atëherë do t’i konfiskohet automjeti për ata muaj).

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Temepraturat sot nga 10 deri në 20 gradë Celsius, priten edhe vranësira të pakta

0

Temperaturat këtë të martë do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C.

Fillimisht pritet të ketë depërtim të frontit të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes.

Ato do të jenë kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Po ashtu, pritet edhe largimi i pluhurit Saharian, njofton Meteo Kosova.

“Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu, tani kryesisht në Rrafshin e Kosovës: zona veriore, verilindore, lindore dhe ajo disi qëndrore, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike”, shkruan në njoftim.

“Era do fryjë fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Ali Ahmeti sot shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit

0

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti do të shpallet sot “Qytetar Nderi” i Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj propozimin për nderimin e Ahmetit me këtë titull e paraqiti në seancën e fundit të Asamblesë Komunale, i cili u votua me shumicë votash, shkruan “PrizrenPress”.

Kryesuesja e Asamblesë së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka caktuar datën 2 prill 2024, për ndarjen e titullit për Ahmetin.

Mbledhja do të mbahet në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 11:00.

Ali Ahmeti është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai është udhëheqës i Bashkimit Demokratikës për Integrim.

Ai ka pasur një rrugë të ngjarjeve të ndryshme në jetën e tij. Në vitet 1980, ai ka qenë një ndër liderët e protestave studentore në Kosovë. Për këto aktivitete, u arrestua dhe vuajti një vit burg nga autoritetet serbe dhe jugosllave.

Një pjesë të shkurtë të jetës e ka jetuar në burg në Kosovë, kur ishte i burgosur pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë.

Në vitin 1998, në fillim të luftës së Kosovës, Ali Ahmeti është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është njohur edhe si udhëheqës politik i ish-Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit Shqiptar gjatë ndërhyrjes së vitit 2001 në Maqedoni

Ahmeti ishte Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni e cila luftojë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në këtë republikë.

Udhëhoqi revolucionin e vitit 2001 përmes të cilit u arrit liria dhe barazia e shqiptarëve në Ohër, firmosur si garant të saj nga tre faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar: NATO,SHBA dhe BE./PrizrenPress.com/


Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Deputeti i LVV, Abrashi: Populli do që Qeveria ‘Kurti 2’ ta çojë mandatin deri në fund

0

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur optimist se Qeveria ‘Kurti 2’ do ta përfundojë mandatin e saj në bazë të afateve të parapara me ligj dhe Kushtetutë.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se Qeveria ‘Kurti 2’ është ta përfundojë mandatin e vet kushtetues, ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se, siç i quajti ai, “kori opozitar” janë bërë “agresivë” me kërkesën për zgjedhje.

“Mirëpo, marrë parasysh këtë korin e zërave opozitare, kohëve të fundit dhe ditë pas dite po bëhen shumë agresivë në këtë kërkesë. Dorën në zemër pak dyshoj në motivet e tyre se sa të sinqerta i kanë”, shtoi Abrashi, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

E lidhur për (mos)votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nga partitë opozitare, Abrashi ka thënë se “mos votimi nuk i shkakton dëme Qeverisë, por Kosovës”.

“Është në përgjegjësi që Qeveria me kërku mbështetjen e partive opozitare, por deri tani në Kuvendin e Kosovës ka ekzistuar një praktikë jo e shkruar se kur ka qenë çështja te votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, nuk është se ka pasur shumë kundërshtime. Nuk ka ndonjë çështje që shkaktojnë polarizim, përpos në qoftë se në përmbajtje kanë shumë tema politike, por kësaj radhe opozita ka qasje krejt tjetër. Tendenca e tyre bllokuese nuk është duke i bërë dëme Qeverisë, por Kosovës, kur vije puna mosvotimi i Marrëveshjes Ndërkombëtare”, shtoi ai. /Dukagjini/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dielli i jetës sime!

0

Sahit Osmani

Kyçi i gjithçkaje të ndritshme je ti
një rreze e jotja si Levë e Arkimedit më ka shërbyer
nuk e kam humbur drejtpeshimin
as nga dallgëzimi i artë i rrezatimit tënd që derdhej mbi mua
Pushtetit tënd nuk iu kam trembur
sepse ti flet me shkëlqimin diellor
aromën dhe bukurinë e luleve
shembëllimi yt më ka bërë që të ndjek
shpesh duke u rrëzuar me sinqeritetin e tepruar
Kam humbur por dhe kam fituar
dashurinë tënde njerëzore që Ti vet ma ke dhuruar
e kam bartur ate
thellë në shpirt e kam rrënjosur
aty ku secili ka diçka të veten që jeton
aty ku dielli i njeriut ndriçon…!

Vetëvendosje në Prizren: Këto janë 50 gënjeshtrat e Shqair Totajt

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren i ka quajtur ‘gënjeshtra’ 50 premtimet e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj.

“Në ditën e gënjeshtrave i kujtojmë 50 gënjeshtrat e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ndaj qytetarëve të Prizrenit në fushatën elektorale të zgjedhjeve komunale në Prizren”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë fushatës elektorale kishte premtuar  realizimin e 50 premtime gjatë 100 ditëve të para të punës së tij në komunën e Prizrenit

“Kryetari Totaj kishte premtuar se në 100 ditët e para të punës së tij në komunën e Prizrenit do të realizonte këto 50 premtime, të cilat jo vetëm që nuk u realizuan, por gjatë qeverisjes së tij lulëzuan në masë të madhe punësimet familjare, ndërtimet pa leje e korrupsioni masiv”.

“50 premtimet ( gënjeshtrat ) e kryetarit Shaqir Totaj si më poshtë:

1. Fillimi i procedurave për lansimin e programit të dixhitalizimit të 20 shkollave të para të Prizrenit.
2. Funksionalizimi i sistemit arsimor në tërë komunën e Prizrenit me kuadra profesional dhe meritor për menaxhimin dhe drejtimin e shkollave fillore dhe të mesme.
3. Inicimi i proecedurave për vlerësimin e nevojës për ndërtimin e çerdheve të reja publike dhe indentifikimin e lokacioneve të përshtatshme.
4. Rritja e sigurisë publike brenda dhe përreth shkollave të Prizrenit.
5. Rritja e bursave për nxënësit e shkëlqyeëshëm.
6. Inicimi i procedurave për shtimin e hapësirave dhe modernizimin e shkollës së Mesme të Muzikës.
7. Inicimi i procedurave për rifillimin e punimeve për ndërtimin e Bibliotekes së qytetit.
8. Formimi i ekipit për krijimin e programit “Mjek për çdo familje”.
9. Formimi i ekipit punues të komunës në bashkëpunim me komunitetin e biznesit për funksionalizimin e Zonës Ekonomike.
10. Përgaditja e kritereve dhe shpallja për të aplikuar në Zonën Ekonomike për të gjitha bizneset me çmim të ulët dhe në mënyrë transparente.
11. Inicimi i procedurave për formimin e ekipit koordiunes dhe menaxhues të fondit të grantit për projektet inovative dhe inciativat individuale për “Start Up” e reja.
12. Lehtësia administrative dhe lirim nga taksat komunale për zejtarinë dhe bizneset artizanale.
13. Fillimin e procedurave për themelimin e Zyrës për Tërheqjen e investimeve të reja në qytet.
14. Largimi i të gjitha llojeve të rrethojave nga hapësirat publike dhe të gjelbërta të qytetit.
15. Vlerësimi i gjendjes së infrastrukturës dhe hartimi i planit emergjent për ndërhyrjen në pjesët me të ndjeshme të komunës sonë.
16. Krijimi i grupit punues për fillimin e shqyrtimit të projektit për trajtimin e qenëve endacak në qytet.
17. Plani i vlerësimit për situatën e ndriçimit publik dhe nevojat për të ndërhyrë sa më shpejt në lagje dhe fshatra.
18. Definimi i hapësirave për ndërtimin e tri parkingjeve të reja në qytet në bashkëpunim me grupet e interesuara.
19. Inicimi i procedurave për vlerësimin e gjendjes së hapësirave për parkingje për persona me aftësi të kufizuara dhe mundësi të qasjes së tyre në të gjitha institucionet komunale publike dhe objekteve kolektive.
20. Inicimi i procedurave për fillimin e vlerësimit të planfikimit të ri të trafikut urban në qytet dhe modernizimin e mjeteve të transportit publik.
21. Inicimi i procedurave për përfundimin e Tranzitit të ri dhe zhbllokimin e rrugës duke shpronsuar pronën private.
22. Inicimi i procedurave për studimin e fizibiletetit për ndërtimin e nënkalimit nga ish BVI – tek rrethi në Bazhderhane.
23. Inicimi i procedurave për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e parkingut nëntokësor dhe parkut të ri tek objekti i Shtëpisë së Bardhë.
24. Inicimi i procedurave për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e rrugës tranzite nga Ralina tek ish kampi gjerman i KFOR-it.
25. Themelimi i ekipit punës për vlerësimin e kapaciteteve të ujit të pijshëm dhe nevojën e investimeve për furnizim 24 orë.
26. Fillimi i procedurave për lansimin e projektit për eliminimin e kabllove elektrike (futjen nëntokë) në lagjet më të dendura të qytetit.
27. Krijimi i ekipit vlerësues për gjendjen e lumenjve të komunës dhe fillimin e rregullimit të shtretërve të lumenjve – me prioritet është Lumbardhi.
28. Lansimi i projektit “Prizreni i gjelbërt” me fillimin e procedurave për blerjen e 10 mijë drunjëve të rinj.
29. Fillimin e analizimit të projektimit të shtigjeve të reja për biçikleta.
30. Inicimi i procedurave për lansimin e programit “Taxi Green” dhe unifikimin e brendimit të taksive në Prizren.
31. Fillimi i procedurave për krijimin e listës së “10 fshatrave turistike” dhe vlerësimin e gjendjes për subvencionimin e tyre.
32. Caktimi i ekipit punues për krijimin e fondit të veçantë për Qendrën Historike.
33. Krijimi i grupit punues për hartimin e databazës së artit dhe kulturës në Prizren.
34. Inicimi i konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e brendimit të Prizrenit dhe përgaditja e ofertës turistike.
35. Dizajnimi, dixhitalizimi dhe promovimi i pikave turistike të komunës sonë.
36. Përgaditja e planit me kritere për ndërjen e mjeteve buxhetore në mbështetje të klubeve kryesore sportive.
37. Përgaditja e planit me kritere për ndarjen e mjeteve buxhetore në mbështetje të shoqatave kryesore kulturore të qytetit.
38. Inicimi i aktiviteteve për koordinim me palët në krijimin e një kalendari të përbashkët vjetor kulturor dhe të ngjarjeve turistike në Prizren.
39. Fillimi i procesit të rifunksionalizimit të Qendrave Rinore në qytet si dhe në Zhur, Gjonaj, Korishë, Përdreni dhe Reçan.
40. Në bashkëpunim me studentët lansimi i kartës së vullnetarit që lehtëson qasjen e të rinjëve në shërbimet më të lira.
41. Vlerësimi i gjendjës dhe fillimi i procesit dhe subvencionimit të ndërtimit të sistemit të ngrohjës së serrave.
42. Emërimin e një ekipi punues për themelimin e fondit të veçantë për blegtorët.
43. Caktimi i orarit të veçantë për grumbullimin e mbeturinave nga gastronomia.
44. Rigjenerimi i zonave të banimit/hyrjeve/fasadave (mirëmbjatja dhe menaxhimi në lagjet më të dendura të qytetit).
45. Fillimi i procedurave për hartimin e planit zhvillor komunal të Komunës së Prizrenit 2022-2032.
46. Zgjidhja e problemit të tregjeve dhe lansimi i tregjeve mobile në lagjet e ndryshme të qytetit.
47. Fillimi i procedurave për funskionalizimin e shtëpisë së Sheherzadës në muze etnologjik.
48. Fillimin e debateve me qytetarët në komunën tonë për investimet zhvillimore strategjike të qytetit gjatë katër viteve të ardhshme.
49. Lansimin e programit qeverisës (transparencë radikale dhe llogaridhënje).
50. Fillimi i procedurave për ndalimin e të gjitha derdhjeve të ujërave të zeza në Lumbardh”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Donacion për repartin e dializës në Prizren, dy vëllezërit dhurojnë për nënën e ndjerë (FOTO)

0

Reparti i dializës në Spitalin e Prizrenit ka marrë një pamje krejtësisht tjetër.

Pacientët që trajtohen në këtë repart do të kenë kushte më të mira, nga tani e tutje.

Kjo falë një donacioni të siguruar nga vëllezërit Sope nga fshati Zhur i kësaj komune.

Në një intervistë për Klankosova.tv, ata kanë thënë se ndihmën për këtë spital për nënën e tyre, tanimë e ndjerë e cila ishte trajtuar në këtë repart.

Vëllezërit Sope dhurojnë donacion për Spitalin e Prizrenit

“Pas vdekjes së saj, ne vendosëm për shpirt të saj, me vullnet të plotë që të dhurojmë një donacion duke investuar në rregullimin e kushteve për pacientët që marrin shërime në këtë repart. Janë rregulluar që të dy sallat e këtij reparti duke marrë krejtësisht pamje të re”, thanë ata për Klankosova.tv

“Nënë Nurija tani e ndjerë ka marrë shërbime në repartin e hemodializës në Prizren një kohë të gjatë dhe zakonisht ka qenë e kënaqur me sjelljen dhe gatishmërinë e stafit për ofrimin e shërbimeve dhe ndihmës nga ana e tyre”, theksuan ata.

“Investimi është bërë nga ne. Çdo pjesë e ndryshuar, pajisjet e blera, çarçafët, batanijet, etj. Ato i kemi investuar për shpirtin e nënës tonë”, theksojnë vëllezërit Sope.

Pacientët e Hemodializës në Prizren do të kenë kushte më të mira falë vëllezërve Sope

Vëllezërit Sope thonë se edhe në të ardhmen do të angazhohen për përmirësimin e kushteve të pacientëve që po trajtohen në këtë repart.

Deri në fund të këtij projekti, shuma e investimeve pritet të arrijë deri në 300 mijë euro.

Hemodializa në Prizren posedon tri salla të shërbimit dhe po ashtu edhe katër toalete.

Ky donacion ka qenë tepër i mirëpritur.

Kështu deklaron për Klankosova.tv shefi i repartit të dializës Rexhep Hapçiu.

“Ka qenë më se i nevojshëm jo vetëm për pacientët por edhe për stafin, janë krijuar lehtësira të dukshme për punën me pacientë”, tha ai.

Në këtë repart, marrin trajtim 200 pacientë, 16 prej tyre nga Shqipëria./Klankosova.tv.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Akademi Përkujtimore për Prof.dr.Mejdi Elezi

0

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, do të mbajë Akademi Përkujtimore me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Mejdi Elezi.

Akademia Përkujtimore mbahet më 02.04.2024 prej orës 12:00 në Amfiteatrin e Fakultetit të Ekonomisë.

“Ftohen të gjitha  institucionet, profesorët,ish studentët dhe të  gjithë  ata që  kanë njohur  Prof dr, Mejdi Elezin ta nderojnë  në këtë akademi”, njofton UPZ.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pas ndarjes nga Besi, Xhensila bën ndryshimin drastik

0

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtazaj, pas ndarjes nga aktori Bes Kallaku, ka vendosur të bëjë ndryshim në look.

Ne jemi mësuar që zakonisht Xhensilën ta shohim me një ngjyrë më të errët të flokëve, por së fundmi ka marrë vendimin të bëhet, gjysëm-bjonde siç thot ajo.

Pikërisht këtë ka bërë edhe Xhensila Myrtezaj. Jemi mësuar që zakonisht Xhensilën ta shohim me një ngjyrë më të errët të flokëve, por së fundmi ka marrë vendimin të bëhet, gjysëm-bjonde siç thot ajo.