8.1 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026
Home Blog Page 159

Shannon Shorter kalon me sukses kontrollin mjekësor te Bashkimi

0

Lojtari i ri i Bashkimiit, Shannon Shorter, ka përfunduar me sukses kontrollin mjekësor, duke bërë hapin e fundit drejt bashkimit të plotë me skuadrën prizrenase.

Klubi ka konfirmuar sot lajmin, duke theksuar se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe se Shorter tashmë është gati t’i bashkohet punës nën urdhrat e stafit teknik.

“Lojtari ynë i ri, Shannon Shorter, sot ka përfunduar me sukses kontrollin mjekësor”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Pas përfundimit të procedurave mjekësore, amerikani pritet të nisë stërvitjet me ekipin dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme, ku Bashkimi synon të forcojë repartin e jashtëm me përvojën dhe dinamizmin që ai sjell./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër mban takimin e dytë publik

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër do të mbajë takimin e dytë publik me qytetarët.

Takimi  do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës – Shtëpia e Bardhë, duke filluar nga ora 09:00.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Totaj do të raportojë para qytetarëve për punën njëvjeçare të Komunës, nga janari deri në dhjetor 2025. Takimi është i hapur për të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe palët e tjera të interesuara”, thuhet nw njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje drejtpërdrejt kryetarit dhe ekzekutivit komunal, për të gjitha temat që i interesojnë.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arben Gega: Suhareka, degë e vetme e PDK-së me rritje të votës në nivel vendi

0

Arben Gega, përfaqësues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Gega ka theksuar se degë e Suharekës është e vetmja në të gjithë vendin që ka shënuar rritje në votën e rregullt vendore, me një përqindje prej 30 për qind më shumë në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

“Ky është një rezultat që na jep motiv të ecim përpara. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj”, ka shkruar Gega.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e respektimit të rezultatit zgjedhor si pjesë e procesit demokratik.

Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në qendrat komunale të numërimit (QKN), ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve. 

Sipas njoftimit të KQZ-së ky proces do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.

Në platformën e rezultateve ka filluar transmetimi i rezultateve nga QKN.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ja nga sa deputetë kanë fituar e kanë humbur partitë politike në zgjedhjet e djeshme

0

Kosova gjatë së dielës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese me 49,30 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), sipas këtyre rezultateve, është partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e treta, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dalë partia e katërt, ndërkaq Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun.

Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim (DnV), ka bërë të ditur se në bazë të këtij rezultati, LVV-ja ka arritur që t’i ketë tetë deputetë më shumë apo në total 56.

PDK-ja, sipas Cakollit do ta ketë një deputet më pak, pra 23 ndërkaq LDK-ja do të jetë partia që më së shumti e ka pësuar në këto zgjedhje. Ky subjekt politik do t’i ketë pesë deputetë më pak në Kuvendin e Kosovës, ose gjithsej vetëm 15 përfaqësues.

Cakolli po ashtu ka thënë se AAK-ja do t’i ketë gjashtë deputetë në Kuvend, apo dy më pak se në zgjedhjet paraprake, por nëse nuk llogariten deputetët e Nismës në legjislaturën e kaluar, atëherë AAK-ja do ta ketë një deputet më shumë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Postimi i plotë i Cakollit, pa ndërhyrje:

Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:

• LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);
• PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);
• LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);
• AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);
• Lista Serbe: 9 mandate;
• GI SPO: 1 mandat;
• KDTP: 2 mandate;
• VAKAT: 1 mandat;
• NDS: 1 mandat;
• SDU: 1 mandat;
• IRDK: 1 mandat;
• PLE: 1 mandat;
• LPRK: 1 mandat;
• PSA: 1 mandat;
• JGP: 1 mandat.

Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).
____

Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme.

Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:

• LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)
• PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)
• LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)
• AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në Prizren sekuestrohen dy armë dhe municion, ndalohen dy persona

0

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe disa paketa me municion, ndërsa ka ndaluar dy persona pas një ngjarjeje me të shtëna në fshatin Muradem.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 27 dhjetor, rreth orës 22:10, kur Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fushat e fshatit. Patrullat policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë ndaluar një automjet ku ndodheshin dy personat që po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, raporton PrizrenPress.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe disa pako me municion. Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer fotografimin e vendit dhe sekuestrimin e armëve, municionit, gëzhojave dhe automjetit të përfshirë.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar fillimin e procedurës penale dhe ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.

Policia e Kosovës konfirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hapet konkursi për poezi “Flaka e Janarit” në Malishevë

0

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë ka shpallur konkursin tradicional të poezisë “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 36-vjetorit të ngjarjeve të janarit 1990.

Konkursi mbetet një nga aktivitetet letrare më të rëndësishme të komunës, duke mbledhur krijues nga trevat e ndryshme shqiptare, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, tematika e poezive është e lirë dhe secili poet mund të marrë pjesë vetëm me një poezi, duke konkurruar me emër dhe mbiemër. Një nga kushtet kryesore është pjesëmarrja fizike e autorëve në orën letrare, gjatë së cilës juria profesionale do të vlerësojë krijimet në prani të tyre. Vetëm poezitë e poetëve të pranishëm do të futen në garë për çmim.

Në orën letrare do të ndahen pesë çmime, të kategorizuara si vijon:

Për poetët e rritur: Çmimi i parë – 100 €, Çmimi i dytë – 70 € dhe Çmimi i tretë – 50 €

Për nxënësit e komunës së Malishevës: Nxënësit e SHML – Çmimi i parë 50 € dhe Nxënësit e SHFMU – Çmimi i parë 50 €

Konkursi është i hapur nga 29 dhjetori 2025 deri më 23 janar 2026, në orën 16:00.

Drejtoria fton të gjithë poetët, të rinj e të afirmuar, të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me krijimtarinë e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore që kultivon traditën dhe letërsinë shqipe./PrizrenPress.com/