Home Blog Page 160

Ndotje e ambientit në Landovicë, reagojnë banorët|Video

0

Landovica e Prizrenit, e ka deponinë rajonale të mbeturinave sipër fshatit. Ndotja e ambientit dhe ujërave që shkakton kjo deponi e legalizuar, vazhdon të mbetet shqetësim për banorët e kësaj ane.

E si të mos mjaftonte kjo, hedhja e mbeturinave të llojllojshme nga persona të papërgjegjshëm vetëm pak metra larg kësaj deponie, ua përkeqëson edhe më shumë gjendjen.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Është afrimi i pranverës, kemi vreshta, kemi tokat, kemi malet këtu është një tmerr, fshati kalon këtu kur ka ngarkesë sidomos verës, edhe rrugën e kanë prish, komuna ka investuar në këtë rrugë, njerëzit e pandërgjegjshëm shih çfarë kanë bërë këtu, krim, krim është ky. Kam marrë një mik e kam pastruar këtë vend dy herë, kam qit shenja prapë shihni si është bërë”, ka thënë Nazim Thaqi, banor i Landovicës.

Krijojmë webfaqe për biznese

Vendi ku sot është shndërruar në pikë të zezë, sipas banorëve dikur ka qenë gjelbërim dhe shfrytëzohej nga banorët për relaksim.

“Siç shihet, ka qenë pjesë e bagremëve kjo pjesë, ka qenë ajri shumë i pastër, kanë ardhur qytetarë që e kanë frekuentuar, kanë qit edhe flija, kanë bërë vikende këtu, e tash kjo gjendje kështu, nuk mundë të kalojmë që të punojmë, se le për vikende. Meqenëse komuna e ka pastruar vitin e kaluar, ka qenë pastër, jemi munduar me mbikëqyr, i kemi lajmëruar me polici e me të gjitha, brenda një muaj, një muaj e gjysmë është bërë në këtë gjendje siç po e shihni”, ka thënë Faik Berisha, përfaqësues i fshatit Landovicë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Kjo gjendje sfidon zyrtarët komunal, të cilët kërkojnë bashkëpunimin e banorëve për identifikimin e personave që ndotin ambientin.

“Shumë pika ne i kemi pastruar edhe në vitin që shkoj, në disa vende, në disa fshatra ku janë bërë këto pika të zeza. Kemi apeluar çdo herë tek qytetarët që të njoftojnë inspektoratin dhe policinë e Kosovës që t’i identifikojnë ata njerëz që i hedhin këto mbeturina, që të gjobiten e mos të hedhin më mbeturina”, ka thënë, Islam Ukimeri, drejtor i Shërbimeve Publike.

Pastrimi i këtyre pikave të zeza të ndotjes së ambientit, është kosto shtesë e institucioneve, sepse në raste të tilla, komuna duhet të angazhojë kontraktorët e rasteve emergjente. Vendosja e kamerave në lokacione të tilla, nga banorët shihet, si zgjidhje më efikase në identifikimin e rasteve të papërgjegjësisë.

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

0

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që shkëputi një pikë në fund me një mbrojtje jashtëzakonisht kompakte dhe mirë të organizuar, duke marrë pikë jetike në luftë për mbijetesë në Ligë të Parë.

Vëllaznimi barazoi 0-0 me Prizrenin në përballjen e xhiros XXI të Ligës së Parë, ndërsa gjyqtari i ndeshjes pos 6 minutave shtesë që i dha pas minutës së 90-të, e çoi ndeshjen gati deri te minuta e 99-të — por, goli i shumë kërkuar i gjakovarëve s’erdhi assesi.

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

0

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë), e miratuar më 21 shkurt 1999 nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara me një rezolutë të veçantë.

Në këtë ditë të gjuhës amtare, ne përkujtojmë të gjithë ata që luftuan në shekuj, e sidomos rilindësit e shquar që punuan e luftuan për kombin shqiptar, për gjuhën shqipe e për ta shkruar atë me një alfabet të vetëm. Kongresi i Manastirit në vitin 1908, i njohur edhe si kongresi i alfabetit, ishte kongresi i bashkimit tonë kombëtar dhe faktori gjuhësor luajti rol parësor në procesin e gjatë të bashkimit.

Në vitin 1912 u shpall Pavarësia, populli shqiptar krijoi shtetin e vet dhe shqipja u bë gjuha zyrtare e këtij shteti. Por fatkeqësisht vetëm 6 muaj më vonë, në qershor të vitit 1913, trojet shqiptare u copëtuan në disa shtete, por kjo ndarje nuk çoi në shpërbërjen e kombit tonë. Populli e ruajti njësimin kombëtar. Gjithashtu, roli i gjuhës amtare shqipe si mjet identifikimi dhe bashkimi ka qenë i jashtëzakonshëm në rrugëtimin e shqiptarëve në shekullin XX.

Në vitin 1972, u bë Kongresi i Drejtshkrimit, i njohur si kongresi i dytë i bashkimit kombëtar, sepse mbi copëtimin në disa shtete të shqiptarëve u ngrit harta e gjuhës së vetme të njësuar ose e gjuhës shqipe të standardizuar, e pranuar nga shqiptarët e të gjitha trojeve. Shqipja jonë amtare, si mjet identifikimi e bashkimi kombëtar, tani fitoi një përmasë të re, edhe atë unifikuese.

Këtë vit Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka hapur zyrtarisht për publikun platformën online https://www.fjalori.online të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, duke ofruar qasje të lirë për të gjithë përdoruesit në domenin fjalori.online, me vendimin nr. 1, datë 06.01.2026. Faqja është bërë funksionale nga data 12.01.2026.

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” shënon kurorëzimin e punës 5-vjeçare (2021-2025) dhe pasqyron mbi 125.000 njësi leksikografike (rreth 105.000 fjalë në zëra të veçantë, rreth 3.500 fjalë “të fshehura” në kuptime si emra, mbiemra a ndajfolje, rreth 12.500 njësi frazeologjike, rreth 5.000 togfjalësha terminologjikë, rreth 1.200 emërtime shkurtesore, rreth 250 terma të huazuar të paasimiluar grafikisht, rreth 1.650 shprehje të huaja të paasimiluara e rreth 250.000 kuptime leksikore me mbi 1.000.000 shembuj ilustrues për këto kuptime etj.. Ai vjen para përdoruesit të gjuhës shqipe si vepra leksikografike prej kohësh e munguar dhe mjaft e kërkuar.

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

0

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras.

Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi ata kanë probleme shëndetësore. Ndeshjen do ta udhëheqin asistentët e tij, Bledar Gjecaj dhe Elbesar Geshtenja.

”Për shkak të problemeve shëndetësore, Igor Jovovic dhe Meriton Ismaili nuk do të jenë prezent në këtë ndeshje. Ndeshjen do ta udhëheqin asistentët e tij, Bledar Gjecaj dhe Elbesar Geshtenja. Urojmë rikthim të shpejtë dhe shëndet të plotë për ta!”, thuhet në njoftim.

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

0

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një produksion që pritet të sjellë një mbrëmje plot humor, emocione dhe energji pozitive për publikun prizrenas.

Shfaqja vjen me një kastë të njohur aktorësh dhe realizohet nën regjinë e Ilir Bokshi, duke premtuar interpretim dinamik dhe atmosferë të veçantë skenike, raporton PrizrenPress.

Nga teatri bëhet e ditur se interesimi për këtë shfaqje ka qenë i madh, ndërsa publiku ftohet të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje teatrore.

Çmimi i biletës është 2 euro, ndërsa për studentë dhe pensionistë 1 euro. Biletat mund të sigurohen në hyrje të teatrit, para fillimit të shfaqjes./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Transferi i fundit qëndroi vetëm 10 ditë te Bashkimi

0

Me datën 9 shkurt, Bashkimi që është nënkampion aktual i Kosovës dhe finalist i Kupës, prezantoi përforcimin e radhës në ekip, që vinte para finales së Kupës së Kosovës dhe priste shumë.

Me pompozitet, Josh Nzeakor, u paralajmërua si përforcim, ndërsa pritej shumë nga ai në pjesën e mbetur të stinorit dhe veçanërisht në finale të Kupës. Por, aty Bashkimi u mposht keq. Në pjesë të dytë ekipi ra nga loja dhe Trepça fitoi Kupën.

E fatura si duket për këtë dështim iu shkrua pikërisht alo-qendrës Josh Nzeakor, që ka qenë i njohur për Superligën pasi që në stinorin e kaluar ka luajtur për Prishtinën. Nzeakor në finale luajti 22 minuta duke dhënë 11 pikë e duke bërë 4 kërcime.

Fiks pas dhjetë ditësh, u mor vendimi për largimin e tij nga ekipi, derisa Bashkimi sot bëri të ditur se ka ndarë rrugët edhe zyrtarisht me lojtarin në fjalë. Me të bashkë në pako, u nda edhe me Isaiah Cousinsin.

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

0

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21 pikë, duke konfirmuar formën e lartë dhe objektivin për kreun e renditjes, raporton PrizrenPress.

New Basket renditet i dyti me 21 pikë, duke qëndruar në hap me liderin, ndërsa Keku mban pozitën e tretë me 19 pikë. Kerasan dhe Drita ndjekin me nga 17 pikë, duke e bërë garën për katërshe mjaft interesante.

Borea ka grumbulluar 16 pikë, ndërsa Istogu ka 15 pikë. Në pjesën e poshtme të tabelës ndodhet Gjakova me 15 pikë, ndërsa Kosovari mbetet në fund me 13 pikë.

Java e 13 – Rezultatet e ndeshjeve:

Gjakova 73 – 78 Proton Cable Prizren
Kerasan 68 – 107 Drita
Keku 76 – 84 New Basket

/PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja” në bashkëkryerje.

Ata dyshohet se i kanë dhënë para me kamatë 100 për qind mujore një qytetari në gjendje të rëndë financiare.

Sipas dosjes së Prokurorisë që ka siguruar Insajderi, thuhet se më 13 dhjetor 2025, i dëmtuari kishte marrë borxh 1,200 euro nga i pandehuri Fidan Berisha, shumë e cila, sipas Prokurorisë, ia siguroi i pandehuri Lirim Gashi.

“Nga data 13.12.2025 deri me datë 19.02.2026 në Prizren, të pandehurit Fidan Berisha dhe Lirim duke vepruar në bashkëkryerje, në emër të tyre kontraktojnë një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër, në rastin konkret të dëmtuarit duke e shfrytëzuar gjendjen e tij të rëndë financiare dhe po ashtu papërvojën e tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari me datë 13.12.2025 merr borxh nga i pandehuri Fidan shumën prej 1200 euro, të cilën shumë ia siguron i pandehuri Lirim“.

Për këtë borxh, i dëmtuari do të duhej të kthente 2,400 euro, përkatësisht 100% kamatë mujore prej 1,200 euro në muaj.

E pasi i dëmtuari nuk arrin që t’ia kthejë këtë shumë, kërkon nga i pandehuri Fidan shtyrje të afatit për pagesë deri në muajin korrik, mirëpo i pandehuri Fidan në koordinim me të pandehurin Lirim nuk pranojnë dhe ia shtyjnë afatin vetëm për 1 muaj dhe atë për t’ia kthyer shumën prej 5,000 eurove”, thuhet në dosje.

Në pamundësi për të siguruar këtë shumë, i dëmtuari ka njoftuar Policinë më 19 shkurt 2026.

Më 20.02.2026, Policia ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të dyshuarve për veprën penale “fajdeja në bashkëkryerje”.

“Prokurori i shtetit me t’u njoftuar nga policia me rastin në fjalë, ka urdhëruar ndalimin e të pandehurve, me qëllim të procedimit të mëtejmë të kësaj çështjeje penale”, thuhet aty.

Arrestimi i të dyshuarve

Në dosje thuhet se të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë.

“Të njëjtit më datë 19.02.2026 arrestohen në flagrancë në kryerjen e veprës penale nga zyrtarët policorë’.

Prokurori ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit në dëshmitarë.

“Po të lihen të lirë të pandehurit, ka gjasa reale që të ndikojnë tek i dëmtuari në mënyrë që deklarimi i tij të ndryshohet, duke marrë parasysh se i pandehuri Fidan të dëmtuarin e njeh një kohë të gjatë, i njëjti në vazhdimësi i ka shkruar të dëmtuarit duke e kanosur dhe bërë presion duke ia kërkuar të hollat,“.

Gjithashtu, Prokuroria konsideron se me lënien e tyre në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

“Prokurori i shtetit vlerëson se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku të pandehurit Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, kanë treguar këmbëngulësi dhe vendosje në kryerje të veprës penale të fajdesë, duke mos u ndalur ku nga i dëmtuari marrin të holla me kamatë mujore 100%, e pastaj në vazhdimësi kërkojnë kthimin e parave, me kërcënime me mënyra të ndryshme. Prokurori konsideron se me lënien e tyre në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale e cila mund të sjellë pasoja edhe më të rënda për jetën dhe trupin e njeriut apo edhe pasurinë“.

Në fund, Prokurori i shtetit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake që, pas seancës dëgjimore, të pandehurve Fidan Berisha dhe Lirim Gashi t’iu caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji./insajderi.org/