Home Blog Page 410

Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës

0

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin e plotë të bazilikës paleokristiane, gërmime që thotë se po bëhen nën drejtimin e arkeologut, Berat Ademi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

“Fragmente qeramike, xhami, afreska dhe tjegulla me mbishkrim dëshmojnë se bazilika është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, ajo u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre”, ka shkruar ministri në detyrë.

Ai thotë se, krahas gërmimeve, në kompleksin e objekteve po zhvillohen edhe punime konservuese e restauruese, për të ruajtur trashëgiminë e rrallë dhe për ta kthyer në vlerë për turizmin kulturor./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hendbollisti Lulzim Shabani i bashkohet Rahovecit

0

Klubi i Hendbollit Rahoveci ka bërë një përforcim të rëndësishëm në prag të sezonit të ri, duke zyrtarizuar transferimin e hendbollistit të njohur të kombëtares së Kosovës, Lulzim Shabani, raporton PrizrenPress.

Shabani, i cili është ndër lojtarët më të spikatur të Superligës, vjen pas një karriere të suksesshme ku ka fituar trofe me disa skuadra, përfshirë Trepçën dhe Kastriotin.

Përvoja dhe kualiteti i tij pritet të jenë një shtesë e madhe për skuadrën rahovecase./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Emin Bajrami largohet nga Rahoveci pas tre barazimeve radhazi

0

Trajneri Emin Bajrami ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i klubit Rahoveci, pas tre ndeshjeve të para të sezonit që përfunduan me barazime, raporton PrizrenPress.

“Pas tri ndeshjeve të zhvilluara dhe po aq barazime, me marrëveshje të dyanshme kam vendosur të largohem nga klubi i Rahovecit. Falënderoj të gjithë lojtarët për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë. Po ashtu, falënderoj presidentin Shpend Bajra për angazhimin dhe përkrahjen maksimale. Klubit të Rahovecit i uroj shumë sukses në vazhdimësi”, ka deklaruar trajneri Bajrami.

Klubi tashmë po shqyrton opsionet për emërimin e një trajneri të ri për vazhdimin e sezonit./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Komuna e Dragashit mbulon shpenzimet e energjisë elektrike për pompat e ujit në fshatra

0

Komuna e Dragashit njofton qytetarët se nga data 01.08.2025 ka nisur mbulimi i shpenzimeve të energjisë elektrike për pompat e ujit në të gjitha fshatrat që furnizohen me ujë të pijshëm, raporton PrizrenPress.

Në njoftimin e tij, kryetari i komunës, Bexhet Xheladini thekson: “Ftojmë nga përfaqësuesit apo personat përgjegjës për menaxhimin e këtyre sistemeve që të dorëzojnë në Komunë kërkesën zyrtare për mbulimin e shpenzimeve, e cila duhet të përfshijë: kërkesën, dokumentacionin e orës dhe dëshmi se pagesat e mëparshme janë të kryera dhe nuk ka borxhe”.

Deri më tani, kërkesat janë dorëzuar nga fshatrat Zgatari, Brruti dhe Kërsteci. Kryetari fton edhe fshatrat e tjerë që të veprojnë njësoj për të përfituar këtë lehtësim./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rahoveci finalizon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale

0

Komuna e Rahovecit po finalizon punimet në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Be Clean, Be Green”, për ndërtimin dhe instalimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale të komunës: Pataqan i Epërm, Retijë, Polluzhë, Pataqan i Poshtëm, Pastasel dhe Lagjja 1 – Rahovec, raporton PrizrenPress.

Më shumë se 3,500 banorë do të përfitojnë nga ky sistem modern dhe i sigurt për trajtimin e ujërave të zeza. Projekti synon përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit, duke kontribuar në: Reduktimin e ndotjes së ujërave nëntokësore dhe tokës bujqësore, mbrojtjen e shëndetit publik, eliminimin e derdhjes së ujërave të zeza në natyrë, përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për komunitetin dhe përmbushjen e SDG 6 – Ujë i pastër dhe kanalizim.

“Ky projekt do të sigurojë një sistem modern për trajtimin e ujërave të zeza, duke përmirësuar cilësinë e jetës së mbi 3,500 banorëve dhe duke mbrojtur mjedisin tonë. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet lokale është kyç për suksesin e këtij projekti”, thuhet në njoftimin e komunës.

Projekti zbatohet në partneritet me Komunën e Haraqinës (Maqedonia e Veriut), Green Art Center dhe CUIC, me financim nga Bashkimi Evropian./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

0

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, raporton PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar viktimen femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

0

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime ka zgjedhur Ilir Cakajn në pozitën e Administratorit të Gjykatës Themelore në Prizren, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, kryetarja e kësaj gjykate, Shpresa Emra, e uroi Cakajn për detyrën e re, duke theksuar se profesionalizmi, integriteti dhe përkushtimi i tij janë të domosdoshme për funksionimin sa më të mirë të institucionit në shërbim të qytetarëve.

Në planprogramin e tij, Cakaj është zotuar për angazhim maksimal dhe bashkëpunim të ngushtë me KGjK-në, me synim avancimin e shërbimeve dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në drejtësi./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Kobra” thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

0

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i cili së bashku me katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e një të riu në lokalin “Kobra City” në Prizren, ka deklaruar se nuk e ka njohur asnjëherë viktimën.

Së bashku me Hoxhajn, për këtë rast akuzohen edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli.

Prokuroria Speciale më 20 shkurt të vitit të kaluar, kishte ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt, të njohur si “Kobra”, dhe të pandehurve Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku e Jesmir Badalli, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i dyshuari kryesor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është një emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë. Ai ka qenë i dënuar 16 herë dhe njihet me pseudonimin “Kobra”.

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ndaj tij është ende aktive një lëndë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 153, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Më 29 qershor, Gjykata vendosi që tre të dyshuarve të tjerë – Arben Vezaj, Jesmir Badalli dhe Burim Mazreku – t’u zëvendësohej masa e paraburgimit me arrest shtëpiak dhe detyrim për paraqitje në stacion policor.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 20881 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 14 ka dërguar në mbajtje.