Home Blog Page 62

Sot, mbahet akademi përkujtimore për komandantin Naser Shala

0

Një vjetorin e ndarjes nga jeta i Naser Shalës, organizohet akademi përkujtimore për komandantin e UÇK-së.

Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Komandant “Ftyrës”, Naser Shalës, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me OVL UÇK Malishevë, organizon aktivitete përkujtimore të martën, më 28 prill 2026.

Njoftimi i plotë i komunës së Malishevës:

NJOFTIM – Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Komandant “Ftyrës”, Naser Shalës, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me OVL UÇK Malishevë, organizon aktivitete përkujtimore të martën, më 28 prill 2026.

Ora 13:00 – Akademi Përkujtimore

Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Malishevë

Ora 14:30 – Zbulimi i pllakës përkujtimore

Varrezat e fshatit Banjë, Malishevë

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

0

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e menaxhimit, monitorimit dhe zhvillimit të sistemit arsimor në të gjitha nivelet.

Platforma, e angazhuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, ofron sistem të integruar që mundëson qasje në statistika dhe raporte në kohë reale, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në vendimmarrje.

Siç thuhet në njoftimin e komunës, “Arsimi në Prizren po hyn në një epokë të re digjitale!”.

Në vijim të njoftimit theksohet: “Ajo mundëson qasje në statistika dhe raporte në kohë reale, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në vendimmarrje”.

Po ashtu, në njoftim thuhet se “shkollat i menaxhojnë në mënyrë të strukturuar klasat, oraret dhe dokumentacionin, ndërsa mësimdhënësit lehtësojnë punën përmes ditarit elektronik, testeve online dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me prindërit”.

Më tej, theksohet se “nxënësit kanë qasje të plotë në materiale, detyra dhe rezultate në çdo kohë, ndërsa prindërit mbeten gjithmonë të informuar për përparimin dhe vijueshmërinë e fëmijëve të tyre”.

Në fund të njoftimit thuhet: “Një platformë. Një sistem. Një vizion për arsimin digjital në Komunën e Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Marketing

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029, fton ambasadorin për vizitë në Dragash

0

Kryetari i Komuna e Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për hapjen zyrtare të programit të bashkëpunimit Zvicër–Kosovë 2026–2029.

Pas eventit, Xheladini ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin zviceran, Jürg Sprecher, të cilin e ka ftuar për një vizitë në Dragash.

“Sot isha i nderuar të jem pjesë e eventit të organizuar nga Ambasada e Zvicrës për hapjen zyrtare të programit të bashkëpunimit Zvicër–Kosovë 2026–2029. Pas eventit pata kënaqësinë të bisedoj dhe ta ftoj Shkëlqesinë e Tij, z. Jürg Sprecher, për një vizitë në Dragash”, ka deklaruar Xheladini, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se gjatë takimit ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen ndaj Kosovës dhe mërgatës.

“E falënderova për respektin ndaj mërgatës sonë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin dhe popullin tonë. Gjithashtu me Ambasadorin bisedova edhe për vonesën e alokimit të Grantit të Performancës për vitin 2024 nga ana e MAPL-së”, theksoi ai.

Xheladini ka vlerësuar lart rolin e Zvicrës në zhvillimin e Kosovës ndër vite.

“Që nga vitet ’90, ndihma e Zvicrës ka qenë jetike për Kosovën. Vielen Dank, Schweiz!”, përfundoi ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Përurohet Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël në Ditën e të Pagjeturve

0

Në Ditën e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është përuruar Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël, në kujtim të 113 martirëve, prej të cilëve 60 vazhdojnë të jenë të zhdukur prej 27 vitesh.

Ceremonia përkujtimore mblodhi familjarë të të pagjeturve, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët nderuan viktimat e luftës dhe kërkuan drejtësi për fatin e të zhdukurve, raporton PrizrenPress.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit për sakrificën e civilëve.

“Me nderim të thellë kujtojmë sakrificën e popullatës civile që dha gjithçka për lirinë e vendit tonë. Historia nuk shuhet. Lavdi e përjetshme!”, u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke thënë se Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2026 i janë marrë rreth 14 milionë euro.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një postim në Facebook, Totaj ka shkruar se “vazhdon falimentimi dhe defunkcionalizimi i Komunave në kontinuitet si pasojë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës”, duke e përmendur kryeministrin Albin Kurti si, siç është shprehur ai, “regjisor”.

 

Ai ka deklaruar se nga viti 2022 deri më tani, sipas tij, bëhet fjalë për rreth 38 milionë euro.

“Kurse nga viti 2022 deri më tani rreth 38 milion €”, ka shkruar Totaj.

Totaj ka thënë se ky është “informacion (jo ankesë)” për qytetarët e Prizrenit, duke shtuar se, sipas tij, qytetarët duhet të dinë “kush po ua paralizon qytetin” dhe “po ua pamundëson ngritjen e cilësisë së jetës”.

“Është informacion (jo ankesë) për ju që te dini kush po ua paralizon qytetin dhe po ua pamundëson ngritjen e cilësisë së jetës”, ka shkruar Totaj.

DKA në Suharekë realizon fazën e dytë të olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe

0

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë ka zhvilluar fazën e dytë të “Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e 9-të”, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për vitin shkollor 2025–2026.

Në këtë fazë kanë marrë pjesë nxënësit që kanë kaluar me sukses fazën e parë të testimit. Sipas njoftimit të komunës, procesi është realizuar nga komisionet e formuara nga DKA për hartimin dhe vlerësimin e testeve, duke u zhvilluar me sukses.

Nxënësit fitues nga kjo garë do të avancojnë në nivel republikan, ndërsa më të mirët prej tyre do të përfaqësojnë Kosovën në garën e përbashkët me Shqipërinë.

Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka vlerësuar rëndësinë e kësaj gare, duke theksuar se ajo krijon mundësi për zhvillim dhe konkurrencë të shëndetshme mes nxënësve.

Ai ka uruar nxënësit për suksese në fazat e ardhshme, duke i inkurajuar të vazhdojnë angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz në garat republikane./PrizrenPress.com/

Marketing

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

0

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e institucioneve, qytetarëve dhe kompanive private.

Aksionit i ka prirë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i shoqëruar nga drejtorë komunalë, asamblistë lokalë, përfaqësues të “Ekoregjionit”, si dhe nxënës e mësimdhënës.

Sipas njoftimit të komunës, një rol të veçantë kanë pasur kompanitë private që po kontribuojnë në largimin e mbeturinave inerte të grumbulluara ndër vite.

“Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të suksesit të aksionit, pasi mbeturinat inerte mbeten një ndër problemet kryesore mjedisore në shumë zona”, thuhet në njoftim.

Në fillim të aktivitetit, nënkryetari Krasniqi mbajti një ligjëratë për nxënësit mbi rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, duke theksuar se edukimi dhe vetëdijesimi janë çelësi për ndryshim afatgjatë. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kompanitë që po kontribuojnë në këtë proces.

“Falënderojmë kompanitë private për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, jo vetëm sot, por gjatë gjithë këtij muaji. Aksioni për largimin e mbeturinave inerte do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të të gjitha zonave të ndotura”, u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se qëllimi është ruajtja afatgjatë e pastërtisë në komunë.

“Synimi ynë është që jo vetëm të kemi një ambient të pastër, por ta ruajmë atë vazhdimisht, pasi kjo është jetike për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Krasniqi.

Aksioni po vazhdon në vendbanime të ndryshme, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, qytetarëve dhe bizneseve për një ambient më të pastër./PrizrenPress.com/

Marketing

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

0

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak të rrezikut potencial që paraqesin për sigurinë publike.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas vlerësimeve profesionale që kanë evidentuar gjendje të rënduar të disa strukturave brenda kalasë. Si rezultat, zonat që konsiderohen të rrezikshme do të shënohen dhe kufizohen deri në një njoftim tjetër.Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se pezullohet menjëherë edhe dhënia në shfrytëzim e hapësirave të kalasë për aktivitete nga organizata, iniciativa kulturore dhe artistë të pavarur, derisa të krijohen kushte të sigurta.

“Ky vendim është në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë theksuar se publiku do të informohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë, përfshirë edhe afatet e mundshme të rihapjes së plotë të këtij monumenti të rëndësishëm historik.

Ministria ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe palëve të interesuara, duke nënvizuar se masa synon ruajtjen e një prej pasurive më të çmuara të trashëgimisë kulturore në vend.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara, duke theksuar se ky vendim është në shërbim të ruajtjes së një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë dhe të sigurisë së vizitorëve”, thuhet në njoftim.

Marketing

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

0

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase triumfoi ndaj SHB Pressing me rezultat 56:76, duke dëshmuar epërsi dhe siguri në përballjen vendimtare.

Kupën e ndau Komesari i Garave për Kategoritë e Reja në FBK, Xhelal Mumini.

“Një tjetër trofe për familjen tonë. U18 kampione – bravo vajza! Punë, përkushtim dhe zemër në çdo ndeshje – një sezon i merituar deri në fund. Kjo është vetëm fillimi i rrugës suaj drejt suksesit të madh. Krenarë me ju!”, thuhet në reagimin e KBF Bashkimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026 në Prizren ka sulmuar fizikisht një person, derisa ishte duke e kryer punën e tij zyrtare.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar derisa ishte duke ushtruar detyrën e tij zyrtare” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia nuk dha detaje për natyrën e punës së personit i cili dyshohet se u sulmua fizikisht, por sqaroi se i dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren