Home Blog Page 80

Nxënësit e Prizrenit garojnë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë

0

Nxënësit e klasave të nënta nga shkollat e Prizrenit po marrin pjesë në “Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe” Shqipëri–Kosovë, një garë që synon vlerësimin e njohurive dhe promovimin e gjuhës shqipe mes nxënësve të të dy vendeve.

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, ka bërë të ditur se gara po zhvillohet në disa faza, duke filluar në nivel shkolle dhe duke vazhduar më pas në nivel komunal.

“Bashkë me komisionin profesional nga DKA, vizituam nxënësit e klasave të nënta të cilët po marrin pjesë në Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë. Nxënësit në këtë rrugëtim të konkurrencës për dije po sfidojnë njëri-tjetrin për të vlerësuar njohuritë e tyre mbi gjuhën tonë amtare”, ka deklaruar ajo, raporton PrizrenPress.

Sipas saj, faza e parë është zhvilluar në ambientet e shkollave, ndërsa faza e dytë e garës do të mbahet më 25 prill në nivel komunal.

“Faza e parë nisi në mjediset e shkollave për të vijuar më pas me fazën e dytë në nivelin komunal më 25 prill”, thuhet në njoftim e Veselaj Gutaj./PrizrenPress.com/

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

0

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është renditur në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për Senior 2026, që po mbahet në Gjeorgji, pas një serie ndeshjesh të forta dhe paraqitjeje dinjitoze.

Gjakova e nisi garën nga xhiroja e dytë, pasi ishte i lirë në raundin e parë. Në ndeshjen e parë, ai mposhti me “Ippon” austriakun Samuel Gassner, ndërsa në sfidën pasuese triumfoi sërish me “Ippon” ndaj britanikut Benjamin Levy.

Në çerekfinale, Akili u mposht nga gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili me “Ippon”, duke kaluar më pas në fazën e repasazhit.

Në repasazh, Gjakova arriti një fitore të rëndësishme ndaj moldavit Adil Osmanov, sërish me “Ippon”, duke mbajtur gjallë mundësinë për medalje.

Megjithatë, në luftën për medaljen e bronztë, ai u mposht me “Waza-ari” nga turku Bilal Çilo?lu, duke e mbyllur garën në vendin e pestë./PrizrenPress.com/

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

0

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve nga të gjitha vendbanimet e komunës.

Në këtë kuvend, me votë të lirë, kryetare e degës është zgjedhur Blenita Krasniqi. Nënkryetarë janë zgjedhur Redon Thaçi dhe Rina Hasani, ndërsa sekretare Sabrie Vuçitërna.

“I përgëzoj për besimin e marrë dhe u uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja! Shpreh gatishmërinë time të plotë për mbështetje në funksion të fuqizimit të rolit të rinisë dhe avancimit të mëtejmë të strukturave të degës”, ka deklaruar kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, raporton PrizrenPress.

Ai ka falënderuar edhe kryetaren e deritanishme, Albina Durgutin, për kontributin e saj gjatë mandatit.

“Falënderoj kryetaren e deritanishme, Albina Durguti, për angazhimin dhe për kontributin e saj të çmuar në organizimin dhe mobilizimin e të rinjve gjatë mandatit të saj”, shtoi Latifi.

Sipas tij, në ditët në vijim pritet të bëhet kompletimi i strukturave të të rinjve dhe përzgjedhja e delegatëve për kuvendin e degës./PrizrenPress.com/

Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

0

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre në një objekt banimi kolektiv në Malishevë.

Viktimat e kësaj tragjedie janë Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, Kujtim dhe Naile Berisha, humbja e të cilëve ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe mbarë komuniteti, raporton PrizrenPress.

Në ceremoninë mortore morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, ku vijonin mësimin dy fëmijët, si dhe një numër i madh qytetarësh, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke theksuar se “kjo tragjedi ka prekur thellë qytetarët e Malishevës, duke lënë pas një ndjenjë të thellë pikëllimi dhe solidariteti me familjen dhe të afërmit e viktimave”./PrizrenPress.com/

Drita triumfon në Prizren, fiton finalen e parë të Play-off-it

0

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, duke mposhtur në transfertë Proton Cable Prizreni me rezultat 85:71, raporton PrizrenPress.

Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar epërsi që në pjesën e parë dhe duke mbajtur kontrollin e lojës gjatë gjithë takimit. Me organizim të mirë në sulm dhe mbrojtje solide, Drita arriti ta menaxhojë avantazhin dhe ta thellojë atë në vazhdim.

Kjo fitore i jep Dritës epërsinë në serinë finale, ndërsa Prizreni do të synojë reagimin në ndeshjen e radhës për të barazuar rezultatin.

Finalja vazhdon me shumë emocione, teksa të dy skuadrat luftojnë për një vend në ProCredit Superligë./PrizrenPress.com/

Totaj deklaron pasurinë, të hyra të larta nga qiraja dhe asnjë detyrim financiar

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas dokumenteve të publikuara, profili financiar i tij paraqet stabilitet, i mbështetur kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe të hyra të konsiderueshme nga qiraja dhe pagat familjare.

Pasuritë e paluajtshme, truall dhe objekt afarist

Në regjistrin e pasurisë së paluajtshme, Totaj ka deklaruar dy asete kryesore, me vlerë të përgjithshme rreth gjysmë milioni euro:

  • Një truall prej 2.21 ari, i blerë në vitin 2005, me vlerë të vlerësuar prej 300,000 eurosh
  • Një objekt afarist me sipërfaqe prej 680.06 metra katrorë, i ndërtuar në vitin 2006, me vlerë prej 200,000 eurosh

Sipas deklarimit, këto pasuri janë siguruar nga mjetet e përfituara prej shitjes së shtëpisë së trashëguar nga prindërit.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Pasuria e luajtshme dhe paraja e gatshme

Sa i përket mjeteve të transportit, Totaj ka deklaruar:

  • Një veturë të tipit Audi, të blerë në vitin 2024 në vlerë prej 25,000 eurosh
  • Një veturë tjetër në vlerë prej 19,000 eurosh, e regjistruar në emër të fëmijëve.

Sipas dokumentit, vetura “Audi” është financuar përmes ndërrimit me automjetin e mëparshëm dhe shtesës në para.

Të hyrat vjetore, qiraja tejkalon pagën e kryetarit

Një pjesë e konsiderueshme e të hyrave të Totajt vjen nga dhënia me qira e pasurisë së paluajtshme:

  • 17,372.88 euro paga neto si kryetar i Komunës
  • 36,948.00 euro të hyra nga qiraja e patundshmërisë
  • 1,218.00 euro mëditje për udhëtime zyrtare brenda vendit

Po ashtu, të hyra të konsiderueshme janë deklaruar edhe nga anëtarët e familjes që jetojnë në bashkësi familjare, ku fëmijët kanë realizuar mbi 39,000 euro nga angazhime në agjenci marketingu, biznes privat dhe buxheti i shtetit.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Angazhimet tjera

Përveç funksionit si kryetar i Komunës së Prizrenit, Totaj ka ushtruar edhe detyrën e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren deri në prill të vitit 2024, për të cilën ka deklaruar se ka qenë angazhim vullnetar.

Sipas deklarimit të pasurisë, ai nuk ka regjistruar asnjë detyrim financiar ndaj bankave apo institucioneve të tjera. /Telegrafi/

Prizreni pret duelin e gjashtë të serisë finale: Bashkimi – Peja 03

0

Finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës për femra po vazhdojnë të dhurojnë emocione të mëdha, teksa seria me Bashkimit dhe Pejës 03 ka arritur në ndeshjen e gjashtë.

Bashkimi aktualisht udhëheq serinë me rezultat 3:2, në garën ku kampion shpallet skuadra që arrin katër fitore, raporton PrizrenPress.

Seria ka qenë tejet e luftuar dhe me kthesa të shumta. Ndeshjen e parë e fitoi Bashkimi 66:57, të dytën Peja 03 65:55, ndërsa prizrenaset triumfuan në të tretën dhe të katërtën 91:67 dhe 75:72. Në ndeshjen e pestë, Peja 03 u rikthye me fitore 79:62, duke e shtyrë finalen në duelin e gjashtë.

Dy skuadrat kanë dominuar sezonin, duke u renditur në dy vendet e para të garave të rregullta dhe duke sjellë rivalitet edhe në finalet e tjera të sezonit. Peja 03 ka fituar Superkupën, ndërsa Bashkimi Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike, me prizrenaset që janë kampione aktuale.

Ndeshja e gjashtë zhvillohet të dielën, nga ora 19:30, në Prizren, në një sfidë që mund të jetë vendimtare për fatin e titullit kampion./PrizrenPress.com/

Seria finale për Superligë nis sot në Prizren

0

Dueli i parë i serisë finale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll luhet sot në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku Proton Cable Prizreni përballet me Dritën në një sfidë vendimtare për ngjitje në Superligë.

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë finale me objektivin e njëjtë – rikthimin në elitën e basketbollit kosovar. Prizrenasit kanë përparësinë e terrenit vendas në serinë finale, pasi e kanë mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, duke fituar të drejtën e fushës në ndeshjen e parë.

Takimi i parë i serisë zhvillohet sot, nga ora 16:00, në një atmosferë që pritet të jetë e zjarrtë në Prizren./PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit ndan bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

0

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që edhe këtë vit të ndajë bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK, të cilët vijojnë shkollimin në arsimin e mesëm.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Në emër të OVL-UÇK-së në Prizren, kryetari Isa Berisha njofton se Komuna ka marrë vendim për përfshirjen e fëmijëve të veteranëve në skemën e bursave për nxënësit e shkollave të mesme.

“Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj, edhe këtë vit, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, kanë marrë vendim për të përkrahur fëmijët e veteranëve që vijojnë mësimet në shkollat e mesme, përmes bursave”, thuhet në njoftimin e tij, raporton PrizrenPress.

Ndërkaq, në emër të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK në Prizren, kryetari Burim Shala ka bërë të ditur se Komuna vazhdon edhe këtë vit mbështetjen për fëmijët e invalidëve të luftës.

“Komuna e Prizrenit edhe këtë vit ndan bursa për fëmijët e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega në Prizren”, thekson ai.

Po ashtu, Shala njofton se është hapur procesi i evidentimit dhe aplikimit për bursat e fëmijëve të invalidëve të luftës.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

“Të nderuar Invalidë të UÇK-së, të gjithë ju që keni fëmijë në shkolla të mesme, ju lutemi që nga data 17.04.2026 deri më 08.05.2026 të na njoftoni për numrin e fëmijëve që i keni në shkollim të mesëm”, thuhet në njoftim.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë certifikatën e lindjes së fëmijës, vërtetimin nga shkolla e mesme, kopjen e kartelës së invalidit (me afat të vlefshëm) dhe konfirmimin bankar.

Për shkak të rinovimit të zyrave, dokumentet dorëzohen në Zyrën e Veteranëve të UÇK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“S’duhen justifikime”, deputeti Gashi kërkon ndërhyrje urgjente për rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

 

“Tash e një kohë të gjatë është evidentuar rrëshqitje e vazhdueshme e dheut, duke rrezikuar aksidente, dhe janë raportuar raste me pasoja fatale. Kjo e bën edhe më urgjente nevojën për ndërhyrje institucionale. Pse nuk është ndërmarrë një ndërhyrje e plotë dhe a ekziston një plan konkret për rehabilitimin e kësaj pjese?” tha Gashi.

Nga ana tjetër, ministri Basha deklaroi se situata është shqetësuese si për kostot ashtu edhe për rrezikun për qytetarët.

Ai shtoi se në vitin 2024 janë nisur procedurat e prokurimit për hartimin e projektit për sanimin e rrëshqitjeve në autostradë dhe se ndërhyrjet do të bëhen sipas mundësive buxhetore dhe kontratave të mirëmbajtjes.

Gashi theksoi se çështja është urgjente dhe se procedurat duhet të përshpejtohen, duke marrë parasysh rrezikun për jetën e qytetarëve.

“Rrëshqitja është duke vazhduar dhe rastet me fatalitet mund të kërkojnë përgjegjësi penale për mirëmbajtësit e autostradës,” paralajmëroi Gashi. /Klankosova.tv

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren