Home Blog Page 81

Muzeu i Hidroelektranës në Prizren bëhet funksional, hap dyert për publikun

0

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se Muzeu i Hidroelektranës në Prizren tashmë është funksional dhe i hapur për vizitorët, pas përfundimit të procesit të restaurimit.

Ky objekt i rëndësishëm i trashëgimisë industriale, që dikur shënonte fillimet e elektrifikimit në qytet, po merr një rol të ri në jetën kulturore dhe turistike, përcjell KultPlus.

Sipas Bogujevcit, përmes programeve kulturore dhe aktiviteteve profesionale, muzeu do të shërbejë si një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në bashkëpunim me organizatën GUIDEKS, e cila tashmë zhvillon aktivitete në këtë hapësirë.

Në këtë objekt po organizohen edhe trajnime për udhërrëfyes turistikë, duke synuar rritjen e standardeve profesionale në këtë sektor.

Ky projekt shihet si një model i suksesshëm i bashkëpunimit publiko-civil për funksionalizimin e monumenteve të trashëgimisë, duke i kthyer ato në hapësira të dobishme për komunitetin dhe vizitorët.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vazhdon rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.74 euro për litër

0

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme, 17 prill, shkon në 1.74 euro për litër.

Ndërkaq Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se çmimi i benzinës shkon maksimalisht deri në 1.43 euro për litër dhe gazi 0.88 euro për litër.

Javët e kaluara çmimet e karburanteve varionin, teksa maksimalja e deritanishme sipas autoriteteve zyrtare ka shkuar në 1.91 euro.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

0

Të dy fëmijët vijonin mësimin në këtë shkollë, e cila ka njoftuar për vendimin e marrë pas ngjarjes së rëndë.

Për këtë arsye, sot është pezulluar edhe procesi mësimor.

“Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, njoftojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e SHFMU ‘Ibrahim Mazreku’ – Malishevë, se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë, Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet Ditë Zie në shkollën tonë. Gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor”, thuhet në njoftim.

Ky institucion ka ftuar të gjithë nxënësit dhe stafin që kjo ditë të respektohet me dinjitet, qetësi dhe solidaritet.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni do të organizojë për herë të parë Festivalin e Kampingut, mbi 200 kamperë do të marrin pjesë

0

Prizreni pritet të shndërrohet në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit aventurier në rajon, me organizimin për herë të parë të Festivalit të Kampingut, që do të mbahet në fund të muajit qershor.

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje, e cila do të mbledhë mbi 200 kamperë nga vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit, duke sjellë në qytet një atmosferë të veçantë kulturore dhe rekreative.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, tha se ky festival është një mundësi e rëndësishme për promovimin e qytetit.

“Ky event pritet të mbledhë pjesëmarrës nga shumë shtete të rajonit dhe Evropës, duke e shndërruar qytetin tonë në qendër të aventurës dhe rekreacionit natyror”, u shpreh Morina, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se organizimi në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS” synon të krijojë një përvojë të veçantë për vizitorët.

“Prizreni do të jetë nikoqir i mbi 200 kamperëve, që do të sjellin me vete energji pozitive, kulturë dhe dashuri për natyrën”, theksoi ai.

Sipas tij, festivali do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në promovimin e turizmit lokal dhe në forcimin e imazhit të Prizrenit si destinacion kulturor dhe aventurier.

“Ky është një nga eventet që synon promovimin e Prizrenit si një qytet model të turizmit kulturor dhe aventurier”  përfundoi Morina.

Ngjarja do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme, muzikë dhe eksperienca në natyrë, duke krijuar një atmosferë unike për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë./PrizrenPress.com/

Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për tragjedinë në Malishevë

0

Komandanti i policisë në Malishevë, Nazmi Zogaj deklaroi se nuk ka ndonjë informatë për shpërthim të bombolës se gazit për rastin në Malishevë, ku mbetën të vdekur tre persona.

Zogaj tha se policia ka pranuar rastin në 12:55 dhe njësitet policore e hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

“Ne si polici në ora 12:55 minuta kemi pranuar një informatë për një banesë në banimin kolektiv social që është duke u djegur, kemi njoftuar njësinë emërgjente dhe të zjarrfikësve që t’u ofrojmë ndihmë. Në vendin e ngjarjes emergjenca shëndetësore e kanë hasur aty një person pa vetëdije dhe menjëherë është dërguar në QKMF, ndërsa fëmijët nga një banor. Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tyre. Mosha 35, 9 dhe 12 vjeçarë”, tha ai para gazetarëve.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Zogaj tha se nuk ka pasur raportime për shpërthim të bombolës së gazit.

“Kjo është informata që kemi për momentin, banesa ka qenë shumë e tymosur, Arsyeja e zjarrit, janë duke u bërë hetimet ende. Deri më tani nuk kemi informatë për bombolë gazi, sepse nuk është dëgjuar nga dëshmitarët ndonjë eksplodim”, shtoi ai.

Shkaku i zjarrit në banesë në një lagje të komunës së Malishevës nuk dihet ende.

Viktimat janë babai 35 vjeçar me dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin 9 dhe 12 vjeç.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Peja 03 mposht Bashkimin, finalja shkon në ndeshjen e gjashtë

0

Peja 03 ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 79:62, në ndeshjen e pestë të finales së Play-Off-it në Superligën e Kosovës për femra, raporton PrizrenPress.

Vendaset dominuan takimin dhe arritën të kontrollojnë lojën gjatë gjithë kohës, duke mos i lënë shumë hapësira Bashkimit për rikthim. Me këtë fitore, Peja 03 ngushton serinë dhe mban gjallë shpresat për titullin kampion.

Finalja tashmë vazhdon me ndeshjen e gjashtë, ku pritet një tjetër përballje e fortë mes dy skuadrave rivale./PrizrenPress.com/

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

0

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare.

Përmes një reagimi prekës në rrjetet sociale, të raportuar nga Vox, Bakaj ka shpjeguar se ky vendim vjen si pasojë e “lodhjes shpirtërore” dhe mungesës së mbështetjes financiare në vendin tonë.

Ai theksoi se besnikëria ndaj identitetit kombëtar dhe refuzimi për të ndryshuar imazhin e tij patriotik për kontrata të huaja, i kanë mbyllur shumë dyer në arenën ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij lamtumirës në Instagram, Bakaj hodhi dritë mbi vështirësitë e sportistëve shqiptarë karshi kolegëve në SHBA apo Angli.

“Jam 26 vjeç, në moshën më të mirë për boks, por shpirti im është i lodhur, nuk mundem më. Më duhet ta pranoj, kam lindur në vendin e gabuar,” u shpreh ai me keqardhje.

Boksieri gjithashtu kritikoi mungesën e sponsorizimeve dhe pengesat që i janë bërë gjatë karrierës, duke përfunduar:

“I imi ka qenë faji që u prezantova si patriot me zemër… promotorët e huaj më thoshin ‘mos hyr në ring i veshur kështu, mos fol shqip'”.

Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, ndajmë dhimbjen me ju

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë kanë humbur jetën babai dhe dy fëmijët.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për këtë tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha. Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka theksuar Hamza.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Prizren, paralajmërohen masa ndëshkuese

0

Drejtoria Komunale e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e hapësirave publike nga lokalet që ekspozojnë mallra jashtë ambienteve afariste pa leje përkatëse.

Sipas komunës, ky aksion ka për qëllim rikthimin e hapësirave publike për përdorim të lirë dhe sigurimin e qasjes së papenguar për qytetarët.

“Komuna e Prizrenit paralajmëron se, në rast mosrespektimi të rregullave komunale, pronarët do të përballen me gjoba dhe konfiskim të mallrave, ndërsa të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga vetë bizneset”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti: Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së babait me dy fëmijë nga shpërthimi bombolës së gazit, ngushëllime familjarëve

0

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për rastin e sotëm tragjik në Malishevë ku nga zjarri humbi jetën babai me dy fëmijët e tij.

“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë. Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave”, ka shkruar Kurti.

Tre persona sot humbën jetën nga zjarri në një banesë që dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit.

Viktimat ishin babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç.