12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë vizitoi Komunën e Suharekës

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Suharekës, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, dhe Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, Refki Zogaj.

Gjatë kësaj vizite, u diskutuan mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e biznesit dhe turizmit mes dy vendeve.

Vizita e Ambasadorit Bozsik filloi me një takim në zyrën e kryetarit Muharremaj, ku u prezantuan arritjet dhe projektet zhvillimore që po realizohen në Komunën e Suharekës.

Kryetari Muharremaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit, duke shprehur gatishmërinë për të intensifikuar marrëdhëniet me shtetin hungarez.

Pas takimit, Ambasadori Bozsik dhe bashkëpunëtorët e tij, Aron Kerekgyarto dhe Bojan Janakievski, morën pjesë në një takim me përfaqësues të bizneseve të Komunës së Suharekës, i cili u mbajt në sallën e Bordit të Drejtorëve.

Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe eksplorimin e mundësive për bashkëpunim të mundshëm ekonomik mes bizneseve të Kosovës dhe Hungarisë.

Ambasadori Bozsik dhe delegacioni vizituan disa nga bizneset e dalluara të Komunës, duke vlerësuar mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorëve të ndryshëm, përfshirë industrinë dhe turizmin.

Qëllimi i kësaj vizite ishte promovimi i mundësive për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore ndërmjet Komunës së Suharekës dhe Hungarisë, si dhe ndihma për rritjen e mundësive të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në fushat e biznesit dhe turizmit.

Ende ka mundësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, u shpreh Ambasadori Bozsik, duke shtuar se Hungaria është e gatshme të mbështesë zhvillimin e rajonit përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve të ekspertizës.

 

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Lajmet e Fundit