Home Blog Page 86

Restoranti në Landovicë në cak të hajnave, vjedhin para të gatshme

0

Një rast i vjedhjes është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Sipas policisë, pronari i një restoranti, ka njoftuar se tre persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë brenda lokalit të tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se tre persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë brenda restorantit të tij dhe nga aty kanë arrit të vjedhin para të gatshme”, thekson policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitë përkatëse policore kanë nisur hetimet.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fiton edhe Drita, sfidon P.C Prizrenin në finale

0

Drita ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Parë, pasi ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj New Basket me rezultat të thellë 152:86.

Skuadra nga Gjilani dominoi plotësisht përballjen, duke treguar epërsi në të gjitha aspektet e lojës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për rikthim, raporton PrizrenPress.

Më të dalluarit te Drita ishin Hadis Durguti me 33 pikë dhe Jarvis Walker me 30 pikë, të cilët udhëhoqën ekipin drejt një fitoreje të thellë dhe të merituar.

Me këtë triumf, Drita kompleton finalen e Ligës së Parë, ku do të përballet me Proton Cable Prizreni në një duel vendimtar për titullin dhe ngjitjen në Superligë.

Ndërkohë, skuadra prizrenase do të ketë avantazhin e terrenit vendas në serinë finale, pasi e ka përfunduar sezonin e rregullt në krye të renditjes.

Finalja pritet të sjellë përballje të forta dhe spektakël, me dy skuadrat që synojnë një vend në elitën e basketbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

P.C Prizreni siguron finalen e Ligës së Parë

0

Proton Cable Prizreni është kualifikuar në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, duke mbyllur me sukses serinë gjysmëfinale ndaj Istogut.

Skuadra prizrenase triumfoi edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 99:68, duke konfirmuar formën e lartë dhe dominimin në këtë fazë të garës, raporton PrizrenPress.

Me këtë fitore, Prizreni siguron biletën për finalen e madhe të sezonit pa pasur nevojë për ndeshje të tretë.

Në finalen e Ligës së Parë, Prizreni do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Dritës dhe New Basketit, në kërkim të trofeut të kampionatit./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Afërdita përsëri në shkollë” rikthehet në Teatrin e Prizrenit

0

Teatri i Qytetit ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren ka njoftuar rikthimin e shfaqjes për fëmijë “Afërdita përsëri në shkollë”, e cila do të jepet më 15 prill në ora 12:00.

“Shfaqja e dashur për fëmijë rikthehet me aventura të reja! Në skenë do të jenë personazhet e preferuara si Tom, Jerry, Popeye, Bluto dhe mësuesja Afërditë”, thuhet në njoftimin e teatrit, raporton PrizrenPress.

Po ashtu theksohet se përmes humorit dhe tregimeve argëtuese, fëmijët do të mësojnë si ta përdorin teknologjinë me kujdes dhe zgjuarsi.

Nga teatri ftohen të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit që të rezervojnë me kohë biletat dhe të jenë pjesë e kësaj dite teatrale.

“Ftojmë të gjithë fëmijët të vijnë në teatër dhe të kalojnë një ditë plot të qeshura dhe mësime të bukura! Prindër dhe mësues të dashur, rezervoni me kohë biletat për më të vegjlit tuaj”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Gola: Sakrifica e Lubizhdës, dëshmi e pashlyeshme e lirisë së Kosovës

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si pjesë të rëndësishme të historisë së luftës për liri.

Ai theksoi se Lubizhda, me 41 martirë dhe 14 dëshmorë, ndau fatin e shumë vendbanimeve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999, duke dëshmuar qëndresën dhe guximin e popullit shqiptar.

“Me 41 martirë dhe 14 dëshmorë, Lubizhda ndau fatin me pjesën tjetër të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999, duke dëshmuar qëndresën dhe guximin e popullit shqiptar përballë regjimit kriminal të Serbisë”, tha Gola në postimin e tij, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, këto sakrifica përbëjnë një dëshmi të pashlyeshme të çmimit të lirisë dhe një obligim të përhershëm për ruajtjen e kujtesës historike.

“Këto sakrifica të mëdha mbeten një dëshmi e pashlyeshme e çmimit të lirisë dhe një thirrje e përhershme për ta ruajtur kujtesën historike me dinjitet e përgjegjësi”, ka thënë ai.

Në fund të postimit, Gola shtoi: “Lavdi të gjithë atyre që ranë për t’u ngritur në panteonin e kombit tonë!”/PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vajzat e Bashkimit, një fitore para titullit

0

Kampionet fituan 75:72 (16:18, 20:20, 19:15, 20:19), në një super përballje të zhvilluar në Prizren. Vajzat e Bashkimit me fitoren e shënuar të dielën mbrëma i janë afruar krejtësisht titullin, pasi që rezultati në serinë finale të playoffit është 3-1 në të mirë të ekipit prizrenas. 

Ndeshja nga fillimi deri në fund ka qenë shumë interesante dhe e baraspeshuar, por me rikthime në rezultat, derisa përfundoi me fitoren e prizrenaseve.

Ndeshja ishte mjaft interesante, por edhe e tensionuar, pasi që u ndërpre për disa minuta pas provokimeve të bëra nga banka mysafire, që sollën reagimin e publikut. Sidoqoftë, publiku u largua nga salla për të vazhduar ndeshja, ndërsa krejt në fund të saj ka qenë Nicole Bohanon që ka vendosur ndeshjen, duke shënuar gjuajtjet e lira të saja në fund të duelit.

Waggoner Dontavia kishte 24 pikë e nëntë kërcime për vendaset, derisa Alexis Mead shtoi 25 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te mysafiret u dalluan Adrienne Godbold me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Arbnore Përquku me 18 pikë e katër asistime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, derisa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

0

Tashmë është më se e sigurt se mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj do të largohet nga skuadra e Augsburgut në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

Në verë, Rexhbeçaj do të jetë lojtar i lirë dhe sipas mediumeve në Gjermani, ai pritet të transferohet apo të rikthehet te skuadra e Wolfsrbugut.

Madje, thuhet se Wolfsburgu është favorit për shërbimet e 28-vjeçarit dhe i prinë garës para Union Berlinit, Borussia Monchengladbachut e Werder Bremenit, skuadra gjithashtu të interesuara për Rexhbeçajn.

Rexhbeçaj ka një lidhje të veçantë me Wolfsburgun pasi e ka kaluar një dekadë, përpara se të shite5t te Augsburgu në vitin 2022 pas huazimeve që i kishte te Kolni e Bochumi.

Në fakt, Rexhbeçaj është i gatshëm të transferohet te Wolfsburgu edhe nëse kjo skuadër sezonin e ardhshëm do të garojë në kategorinë e dytë, pasi aktualisht po lufton për mbijetesë në Bundesligë.

Në 26 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Rexhbeçaj ka shënuar dy gola në kampionat ku i ka regjistruar 25 paraqitje me fanellën e Augsburgut.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në “Rrezet e Krushës” përkujtohen Dalip Behra dhe Bekim Gashi në 27-vjetorin e rënies

0

Në vendin e njohur si “Rrezet e Krushës”, në Krushë të Madhe, është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi, të cilët ranë më 13 prill 1999 në një betejë me forcat armike.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, të cilët bënë homazhe dhe nderuan veprën e tyre.

“Në Rrezet e Krushës, aty ku frymëzimi është i pashtershëm! 27 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë në logun e nderit, veprimtarët dhe luftëtarët e orëve të para, dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe”, ka shkruar Latifi, raporton PrizrenPress.

“Sot, me bashkëpunëtorë, me bashkëluftëtarë e me familjarë, nderuam kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore, e cila kulmoi më 13 prill 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës”, thotë më tej ai.

Latifi ka shtuar se “Pesha e gjakut të tyre na obligon të jemi përherë në nivel të lartë të përgjegjësive tona shoqërore e institucionale”, ndërsa ka theksuar se “këto jetë njerëzish të këputura në lulen e rinisë na bëjnë ta duam këtë vend më shumë dhe ta çmojmë e ta forcojmë lirinë që e gëzojmë”.

Në fund, Latifi ka përmbyllur mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi dëshmorëve të kombit, Bekim Gashi dhe Dalip Behra!”./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më 16 prill premiera e filmit “Karma”, do të shfaqet në Prishtinë e Prizren

0

Industria filmike në Kosovë po pasurohet me një tjetër projekt ambicioz. Filmi i metrazhit të gjatë KARMA, me regji dhe skenar nga Esat Fejza dhe me producente Edona Kecmezin, pritet të vijë para publikut me një rrëfim të fuqishëm që ndërthur dramën, humorin dhe reflektimin social. Premiera e filmit do të mbahet më 16 prill 2026 në Cineplexx – Prishtinë dhe Prizren, duke shënuar një nga ngjarjet më të pritura kulturore të sezonit pranveror në vend.

Një histori për zgjedhjet dhe pasojat

KARMA është një dramedy që trajton një nga konceptet më të lashta dhe universale – ligjin e shkakut dhe pasojës. Filmi ndjek historinë e tre miqve që ribashkohen pas disa vitesh dhe vendosin të ndërmarrin një plan të pazakontë për të ndryshuar fatin e tyre. Por vendimet e nxituara i çojnë ata në një spirale ngjarjesh ku realiteti, absurdi dhe ironia përplasen vazhdimisht. Përmes një rrëfimi dinamik dhe shpeshherë provokues, filmi sjell në vëmendje idenë se askush nuk mund t’i shmanget pasojave të veprimeve të veta.

Kastë e pasur dhe prodhim ambicioz

Filmi përfshin një numër të madh aktorësh të njohur të skenës dhe ekranit kosovar, ndër ta: Agron Shala, Labinot Lajçi, Xhemi Agaj, Agron Krasniqi, Ilir Prapashtica, Vedat Haxhiislami, Kumrije Hoxha, Bislim Muçaj, Melihate Qena, etj. duke krijuar një ansambël të fuqishëm artistik.

Projekti është realizuar nga Prolog Film L.L.C., në bashkëprodhim me G-On Film Production, dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Me një kohëzgjatje prej 87 minutash dhe realizim në format 4K me audio True Surround 5.1, KARMA synon të ofrojë një përvojë të plotë kinematografike për publikun.

Një film që kërkon reflektim

Sipas regjisorit Esat Fejza, filmi nuk është vetëm një histori për t’u parë, por një përvojë për t’u ndjerë dhe reflektuar. Ai thekson se KARMA trajton tema si lakmia, tradhtia dhe kriza morale në shoqërinë bashkëkohore, duke i ftuar shikuesit të përballen me ndërgjegjen e tyre dhe të mendojnë për pasojat e zgjedhjeve që bëjnë në jetë.

Një ftesë për publikun

KARMA vjen si një përzierje e veçantë e dramës dhe komedisë, duke synuar të jetë njëkohësisht argëtuese dhe thellësisht reflektuese. Filmi pritet të rezonojë me publikun për shkak të temave universale dhe qasjes së tij emocionale. Në një kohë kur kinemaja gjithnjë e më shumë kërkon të ketë ndikim përtej ekranit, KARMA synon të mbetet në mendjen e shikuesit edhe pas përfundimit të tij.