12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 963

IRN: 19 për qind të kosovarëve duan të largohen nga Kosova për një periudhë më të gjatë

0

Sipas Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), 19 për qind e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur me “definitivisht po”, në pyetjen se a do të dilnin jashtë vendit për një përiudhë më të gjatë.

33 për qind ndoshta po, 15 për qind ndoshta jo dhe 29 për qind definitivisht jo.

 

 

Ndërkaq në muajin mars 2023, në pytjen e njëjtë ishin këto të dhëna:

33 për qind e të anketuarve kishin thënë definitivisht po, 26 për qind ndoshta po, 17 për qind ndoshta jo dhe 22 për qind definitivisht jo.

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Roberto Bakaj shpallet kampion në “Ibo Continental”

0

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, është shpallur kampion.

Ai e mposhti kolumbianin, Edwin Riascos.

Bakaj e nokautoi tre herë rresht Riascosin në rundin e dytë para se gjyqtari ta përfundonte ‘luftën’.

Boksieri shqiptar me këtë rast mori titullin “Ibo Continental”.

Kjo ishte fitorja e 12-të në karrierën profesionale të Roberto Bakajt.

Stadiumi “Besëlidhja”, në Lezhë ishte mbushur në mbështetje të tij.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shtohen shërbimet komunale në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë rritur kërkesat për shërbime në administratën komunale, pas ardhjes së bashkatdhetarëve. Qytetarët që kërkojnë shërbime thonë se ato i kanë marr pa vonesa.

Ardhja e bashkatdhetarëve ka rritur kërkesat për shërbime në administratën komunale të komunës së Prizrenit.

Më shumë kërkesa për tu pajisur me dokumentacione kanë diaspora, pasi ato janë vetëm pak ditë në Kosovë e koha është shumë e vlefshme për ta.

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu thotë se para ardhjes së diasporës kanë intervenuar në disa sektor.

“Kemi bërë disa intervenime, jemi përgatitur për fluksin e qytetarëve…Prej datës 1 gusht pritet edhe më shumë  të shtohet, gjatë javës së kaluar kemi bërë ndërhyrje në sistemin e pritjes në radhë”, tha për RTK, Edin Shehu- Drejtor i administratës- Prizren

Siç shpjegon Shehu, deri tani nuk ka pasur nevojë që administrata të zgjasë orarin e punës, por kjo sipas tyre mund të ndodh nëse është e nevojshme./rtk

 

Në Vërmicë, pritjet zgjasin nga 5 deri në 10 minuta

0

Momentalisht pritjet kufitare për të hyrë te Dheu i Bardhë zgjasin 40 minuta, ndërsa për të dalë gjysmë ore.

Për të hyrë nga Jarinja duhet pritur deri në 35 minuta, ndërsa daljet aty s’janë më të gjata se 5 minuta.

Në Merdarë pritjet për hyrje e dalje shkojnë deri në 10 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Klankosova.tv.

Në Vërmicë pritjet për të hyrë zgjasin 5 deri në 10 minuta, ndërsa për të dalë 3 deri në 5 minuta.

Në të gjitha pikat tjera kufitare tokësore, pritjet për hyrje e dalje nuk e kalojnë 5 minutshin.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Filip Shiroka, poeti lirik dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare

0

Nga Albert Vataj

Shkodrani Filip Shiroka ishte një nga poetët klasik të Rilindjes, poezia e të cilit do të bëhej e njohur më vonë. Poezia kombëtare, satirike dhe meditative e Shirokës në gjuhën shqipe, u shkrua kryesisht nga 1896 deri më 1903. Poezia e Filip Shirokës, e frymëzuar nga poetë romantikë francezë e italianë të fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, si Alfred de Mysé (1810-1857), Alfons de Lamartin (1790­1853), dhe Tomaso Grosi (1790-1853), të cilët ai i lexoi në kohë të rinisë në Shkodër, nuk mbulon ndonjë gamë tematike apo leksikore të veçantë dhe nuk është e gjitha me nivel letrar, ndonëse kjo e fundit vlen pa dyshim të thuhet për shumë poetë të Rilindjes. Shiroka mbahet mend si lirik thellësisht emocional e si poet me gjuhë të pastër, i zhytur me mish e me shpirt në fatin vetiak e në atë të atdheut të largët. Bashkudhëtare në veprën e tij është tema e mallit për vendlindjen. Ndoshta më e mirënjohura e më tipikja nga vjershat e tij është Shko dallndryshë, një poezi e mbushur plot mall e trishtim:

U lind më 1859 në Shkodër, i biri i Ejll (Engjëll) Shirokës dhe i Rozes së Ndoc Heqimit. Mësimet fillore i mori tek etërit françeskanë, ndër mësuesit e tij qe edhe arbëreshi At Leonardo de Martino.
Gjatë ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit, u dërgoi javë për javë artikuj gazetave italiane L’osservatore triestino dhe Il Piccolo, përmes të cilave u bëri të ditur opinionit italik paudhësitë në pësonin në kurriz shqiptarët nga Mbretënija e Stambollës qi ndigjonte fjalët e anmiqve t’onë (dhe anmiqve të vet). Në letrat me Sotir Kolean, Shiroka pohonte se ka qenë “përgjegjësi i fletoreve L’Osservatore Romano dhe La voce della verità dhe se kishte shkruajtur shumë edhe tek Osservatore Triestino dhe Il Cittadino që botoheshin në Trieste.

Më 1880, pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit, emigroi në Lindjen e Afërt, ku punoi si inxhinier ndërtimi hekurudhash. Atje formoi familje me një grua të huaj dhe u trashëguan me djalë, të cilit i dha emrin e të atit, Engjëll dhe një vajzë, Alice. Megjithatë, me anë të letërkëmbimeve me të afërmit e tij interesohej për gjendjen e vendlindjes dhe risitë e emërimeve në dikasterit e shtetit të pavarur shqiptar.
Nga letërkëmbimi i tij, mund të kuptohen vendqëndrimet e përkohshme sa në Liban, sa në Misir. Më 14 shtator 1892, nga një letër dërguar Faik Konicës, kuptohet se është në Beirut.[6] Më 1900 u kthye në Shkodër për pak kohë.

Më 8 gusht 1911 gjendej në Kairo, dhe po në atë periudhë në një letër dërguar Koleas në Aleksandri nga Asiuti, Shiroka përcjell se po merrej vesh me autoritetet hekurudhore që të vendosej me banim në kryeqytetin e sotëm egjiptian. Më 29 prill 1912 në një letër dërguar po Koleas, kumton se e kishin diagnostifikuar anemik Sipas letërkëmbimit të tij, Shiroka gjendej në Kairo së paku deri më 15 janar 1921. Atë vit emërohet kryetar i shoqërisë “Vllazëria e shqiptarvet në Misir”.
Më 9 dhjetor 1930 në një letër dërguar Zef Sumës, kumton se gjendet në Hadet, pranë Beirutit.[4] Vend ku priti edhe letrat e tjera nga kushëriri i tij.

Vepra
Poema e parë e botuar ishte All’Albania all’armi, all’armi!, një poezi me theks luftarak kombëtar kushtuar mbrojtjes së Ulqinit[8] kur fuqitë e mëdha, pasi dështuan t’i jepnin Malit te Zi, Hotin e Grudën, vendosën t’ia kompensojnë me Ulqinin e Tivarin. U shkrua në italisht dhe u publikua në Osservatore Cattolico të Milanos më 1878. Vjersha u ribotua më 15 shtator 1886 me emrin e pendës Karolip Shifip në të përkohshmen Fiamuri Arbërit botuar nga De Rada.

Shiroka kishte letërkëmbim të gjerë me bashkëatdhetarët, si të vendlindjes me djalin e dajës Zef Sumën ashtu edhe të idealit kombëtar. Ndër figurat me të cilat ka shkëmbyer letra të cilat gjenden në fondin e tij në Arkivin e Shtetit, janë Faik Konica, Nikollë Ivanaj, Nikolla Naço, Andon Zako Çajupit dhe Leonidha Naço.

Poezia kombëtare, satirike dhe meditative e Shirokës në gjuhën shqipe u shkrua kryesisht nga 1896 deri më 1903. Ajo doli në organe shtypi si Albania e Faik Konicës, në periodikë shqiptarë që botoheshin në Egjipt, dhe në të përmuajshmen fetare të Shkodrës Elçija i Zemers t’Jezu Krisctit. Shiroka, i cili përdorte edhe pseudonimet Geg Postrippa dhe Ulqinaku, është autor i të paktën gjashtëdhjetë vjershave, tre tregimeve të shkurtra, disa artikujve e përkthimeve, sidomos përkthime veprash fetare të liturgjisë katolike. Më 1921 botoi Moji i të dekunve, në prozë, në Shtypshkronjën e të Papërlyemes në Shkodër. Në këtë vëllim, me gjuhë të thjeshtë dhe të ëmbël, shtjellon se ç’duhet të dijë një i krishterë i mirë për t’i ndihur shpirtërat e Purgatorit. Ndjesitë e veta fetare Shiroka i radhit që nga zanafilla: edukata dhe mirërritja që kishte marrë në gjirin e familjes.

Përmbledhja e tij poetike, Zani i zemrës, Tiranë 1933, të cilën e hartoi në zgrip të shekullit, u botua nga Ndoc Nikaj dy vjet para vdekjes së Shirokës në Beirut.

Libri biografik i Britney Spears do të kthehet në film

0

Libri me kujtime i këngëtares Britney Spears ‘The Woman In Me’ do të kthehet në një film. ‘Universal Pictures’ fitoi të drejtat për librin në një luftë ofertash gati një vit pasi ai doli në librari, me regjisorin e “Wicked” Jonathan Murray Chou dhe producentin Marc Platt që thuhet se ishin kryesuesit për t’u bashkuar me filmin.

Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja amerikane në rrjetet sociale.

“E emocionuar të ndaj me fansat e mi se jam duke punuar në një projekt sekret me #MarcPlatt” ka shkruar ajo. “Ai ka bërë gjithmonë filmat e mi të preferuar… qëndroni të sintonizuar.”

Libri ‘The Woman In Me’ ka pasur një sukses të madh që nga publikimi i tij dhe ka shitur mbi 2.5 milionë kopje vetëm në SHBA dhe një milion kopje në mbarë botën në javën e parë në librari. Kujtimet përfshijnë një sërë zbulimesh të rëndësishme nga karriera dhe marrëdhëniet e saj dhe periudha 13-vjeçare që babai i mori kujdestarinë.
Këngëtarja ka lënë të kuptohet se pritet të dalë një vëllim i dytë me kujtimet e saj.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tayna në bashkëpunim me DJ e famshëm ndërkombëtar

0

Brenda një kohe të shkurtër, projekti muzikor i këngëtares së mirënjohur Tayna, i cili mban titullin “Si Ai” u kthye në hit.

Sakaq ditën e djeshme ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj me Marshmello dhe Ukay.

Marshmello është DJ dhe producent i famshëm amerikan.

Këngët e tij ”Silence” (me Khalid ), ”Wolves” (me Selena Gomez ), ”Friends” (me Anne-Marie ), ”Happier” (me Bastille ) dhe ”Alone” kanë marrë certifikimin multi-platin në disa vende duke përfshirë SHBA-në, dhe renditet në Top 40 të Billboard Hot 100.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti për pesë ditët e javës së ardhshme me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë nga 10 gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 34 gradë Celsius.

Temperatura minimale do të shënohet të mërkurën dhe të enjten. Kurse, maksimalja do të jetë të premten.

Më poshtë e keni motin e plotë për të gjitha ditët:

E hënë- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E martë- Mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme,  e lehtë deri mesatare.

E mërkurë- Do të mbajë mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17  të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset  e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar.