Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me regji nga Valmir Tertini dhe produksion të shtëpisë kinematografike “Cinemania”, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, mban premierën boshnjake të tij, jashtë konkurrimit në Sarajevo Film Festival.
Dokumentari sjell dy intervista ekskluzive të bashkëshortes së Bekim Fehmiut, Branka Petriç Fehmiu, si dhe kujtime dhe rrëfime sjellin edhe personalitete të tjera të artit.
Ky dokumentar e ka pasur premierën në Tiranë dhe Kosovë. Filmi dokumentar për aktorin Bekim Fehmiu është shfaqur edhe në disa shtete të tjera ku janë realizuar dhe xhirimet e tij.
Bekim Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike e më gjerë. Ai mbetet ndër figurat më të dalluara të kinematografisë shqiptare.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë u uroi suksese autorëve shqiptarë pjesëmarrës në Sarajevo Film Festival./atsh
Shfaqja “Lule Sajaza” nga Shqipëria është një teatër dokumentar, i cili na solli historitë e të vërtetat e përjetimeve të kampit të Tepelenës. Një shfaqje që flet për dhimbjet e vërteta shqiptare. Faktet tronditëse dhe historitë e dhimbshme, rrëqethëse në kufi me të pabesueshmen hedhin dritë mbi të shkuarën tonë të errët dhe na ftojnë që përmes vuajtjeve të së shkuarës të njohim më mirë veten, tjetrin dhe të ardhmen tonë.
Emocionet u rritën edhe më shumë kur në fund të shfaqjes doli edhe vet Simon Mirakaj, i cili kishte përjetuar vet tmerrin e kampit të Tepelenës, solli përjetimet personale emocione reale të buruara nga shpirti.


