13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 976

Driton Selmanaj mirëpret veprimtarët e LDK-së nga Zvicra në Prizren

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka mirëpritur veprimtarët e këtij subjekti politik që jetojnë në Zvicër.

“Kënaqësi t’i mirëpres në ambientet e selisë së LDK-së në Prizren veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër dhe njerëzit që kanë dhënë një kontribut të veçantë për çështjen kombëtare,” ka shkruar Selmanaj në Facebook.

“Kosova është e bekuar me mërgatën dhe individët që asnjëherë nuk e ndalin kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit tonë.”

“Biseduam për Prizrenin, Kosovën dhe shtrirjen e LDK-së në mërgatë, që të jemi më afër tyre, por edhe ata më afër atdheut,” ka shtuar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

https://prizrenpress.com/edi-alumin-ne-prizren-shpall-konkurs-per-mjeshter-te-dyerve-dhe-dritareve-te-plastikes/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet 20-vjeçari për grabitje të dhunshme në Prizren

0

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren sot ka arrestuar të dyshuarin O.H. (viti i lindjes 2004) për grabitje, pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së provave të mjaftueshme, njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur më 22 korrik 2022, rreth orës 10:50, në rrugën “Nazim Pula” tek tyrbja afër QKMF-së në Prizren.

“I dyshuari me forcë ka arrit nga viktima (S.M), t’i grabit qaforen e arit dhe një lirë ku sipas viktimës vlera arrin në 1000 euro”, thuhet në njoftim.

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në vendin tonë nga 10 deri më 23 korrik kanë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK njofton se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur, transmeton Telegrafi.

Më tej, IKSHPK thotë se COVID-19 më 5 maj ishte deklaruar si emergjencë globale shëndetësore nga OBSH, por që në disa vende ka pasur raste të reja, duke përfshirë edhe vendin tonë.

“Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore”.

“Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen”, thuhet në njoftim.

Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:

-Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive;

-Qëndrimin në ajër të pastër;

-Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë;

-Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur;

-Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

https://prizrenpress.com/edi-alumin-ne-prizren-shpall-konkurs-per-mjeshter-te-dyerve-dhe-dritareve-te-plastikes/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërron jetë shitësi i gështenjave në Prizren, Hajrip Tërtini

0

Është ndarë nga jeta shitësi i gështenjave në Prizren, Hajrip Tërtini, në moshën 90-vjeçare.

Ai ka qenë një figurë ikonë në komunitet për 40 vjet si shitës i gështenjave tek Ura e Gurit në ‘Shatërvan’.

Historia e Hajrip Tërtinit si shitës gështenjash ka filluar para katër dekadash, kur ai e braktisi punën në një dyqan për të ndjekur këtë profesion që e bëri të famshëm dhe të dashur nga të gjithë.

Ai ishte një simbol i përkushtimit dhe dashurisë për profesionin e tij, duke ofruar një shije të veçantë në sezonin e gështenjave për shumë vite.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet sot, më 27 korrik, me drekë në ora 13:00./TV Prizreni

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

https://prizrenpress.com/edi-alumin-ne-prizren-shpall-konkurs-per-mjeshter-te-dyerve-dhe-dritareve-te-plastikes/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Për 24 orë, Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2 mijë tiketa trafiku

0

Policia e Kosovës duket se ka qenë goxha aktive në mbarëvajtjen e komunikacionit gjatë 24-orëve të fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 2095 tiket për 24 orë.

Kështu u kuptua nga njoftimi i PK-së përmes raportit 24-orësh, që dërgohet rregullisht te mediat.

Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët mund të votojnë deri në dhjetë deputetë, politologët pro dhe kundër këtij vendimi

0

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur qytetarët kanë pasur të drejtë të votojnë vetëm pesë kandidatë për deputetë të Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qytetarët sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, do kenë të drejtë të votojnë deri në 10 kandidatë të për deputetë.

Mirëpo, ky vendim i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk po pëlqehet nga politologët.

Ata e vlerësojnë si të gabuar një vendim të tillë, duke treguar edhe arsyet pse është një vendim jo i duhur.

Sipas analistit politik, Mazllum Baraliu ,ky vendim është i gabuar, pasi lista e deputetëve do të zgjerohet shumë.

“Kanë gabuar për arsye sepse zgjerohet lista shumë dhe nuk dihet se çfarë sjell, rezultatin nuk e kanë studiuar mirë ata me e ba një analizë paraprake shkencore profesionale për të bërë një pilot projekt për të parë se çfarë do të thotë ajo”, thotë Baraliu për Arbresh.info

Sipas tij, miratimi i këtij ligji të ri, është njëri ndër vendimet e rralla që ka bërë bashkë pozitën dhe opozitën, pasi kanë interes.

“Dhjetë kandidatë nga lista e subjektit politik ka të drejtë që me ligjin e ri në fuqi të cilët e kanë miratu të gjithë se kanë interes të gjithë pozitë opozitë pa vërejtje pa diskutim që është e rrallë dhe e pazakonshme”, thekson Baraliu, duke shtuar se Kosova nuk ka përvojë se çka do të na sjell kjo risi që është paraparë në ligjin e ri.

Për dallim nga Baraliu, analistja Afërdita Maliqi është pro këtij vendimi.

Ajo thotë se zgjerimi i listës së deputetëve nga pesë në dhjetë kandidatë, është një mundësi më e mirë që qytetarët t’i zgjedhin kandidatët e vetë brenda një subjekti politik.

Sipas saj, kjo është një mundësi më e madhe për votuesin, nëse do me votu më shumë se pesë kandidatë të një partie.

“Sidoqoftë, kjo është një mundësi më e madhe për votuesin, nëse do me votu më shumë se pesë kandidatë të një subjekti politik. Votuesi me këtë vendim ka të drejtë votimi deri në dhjetë kandidatë, por e ka mundësinë të votojë vetëm një”, thekson ajo.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të enjten se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi t’i votojnë deri në 10 kandidatë për deputet të një subjekti politik dhe jo më pesë, sa ishte në zgjedhjet e fundit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi ka dhënë detaje se si plotësohet fletëvotimi.

“Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë. Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit dhe vepron sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tij.

Deputeti ka të drejtë për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit, për të iniciuar ligje apo rezoluta, për t’u parashtruar pyetje anëtarëve të Qeverisë, për të votuar për vendimet e propozuara të Kuvendit, si edhe për të marrë pjesë në diskutime, në kushte të barabarta me deputetët tjerë të Kuvendit./Arbresh.info

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Celine Dion rikthehet në mënyrë mahnitëse

0

Këngëtarja Celine Dion është rikthyer në skenë pas katër vitesh, ku performoi dje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike 2024.

Dion dha shfaqje mahnitëse në Kullën Eifel, pasi prej disa vitesh është duke luftuar me sindromën e parkinson. Kjo sindromë është shumë e rrallë. Rreth 1 në çdo 1 milion njerëz preken nga kjo sindromë dhe mund të zhvillohet në çdo moshë. Është zbuluar se prek dy herë më shumë gra sesa burra.

Shkaku i kësaj sindrome nuk është i qartë, por hulumtimet kanë treguar se mund të jetë për shkak të një reagimi autoimun në tru dhe palcën kurrizore. Lehtësuesit e dhimbjeve, medikamentet kundër ankthit dhe relaksuesit e muskujve mund të jenë pjesë e trajtimit për këtë sëmundje, dhe një ilaç i ri kohët e fundit është gjurmuar me shpejtësi për t’u zhvilluar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Temperaturat deri në 30 gradë Celsius

0

Moti sot parashihet të jetë me diell.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ndërmjet 26-30.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,

Bashkimi zyrtarizon katër përforcime të reja, tre amerikanë dhe një shqiptar

0

Klubi i basketbollit Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme katër përforcime të reja për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë tre lojtarë amerikanë dhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për amerikanët M.J. Rhett, Mack Smith, Maliek White dhe shqiptarin Veton Gjecaj, raporton PrizrenPress.

M.J. Rhett është 206 cm i gjatë dhe në edicionin e fundit ka luajtur për College Park Skyhawks në ShBA, ku ka pasur mesatare prej 1.3 pikëve dhe 1.4 kërcimeve në 7 ndeshje. Rhett ka luajtur edhe për ekipe të njohura si Cibona, PAOK, Gliwice, dhe Boulazac. Në sezonin 2016/17, ai ishte pjesë e Prishtinës, ku shënoi mesatarisht 16 pikë për ndeshje në BIBL, FIBA Europe Cup dhe garat vendore.

Mack Smith është 26 vjeçar dhe 1.88 cm i gjatë, i cili luan në pozitën guard. Në sezonin e fundit me ekipin Euro Nickel në Maqedoni, Mack ka treguar performancë të shkëlqyer, duke arritur mesatarisht 17.3 pikë dhe 4.3 kërcime për ndeshje.

Maliek White është një lojtar i cili luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 1.90 cm. Karriera e tij në Evropë ka nisur me ekipet Rustavi, Egis Kormend, Neptunas, dhe Sopron KC. Së fundmi, ai ishte pjesë e elitës së Hungarisë me ekipin Atomeromu, duke shënuar mesatarisht 14.7 pikë, 4.2 kërcime dhe 3.4 asistime për ndeshje.

Veton Gjecaj është një talent 19-vjeçar nga Shkodra, i cili luan në pozitën e small forward dhe është 200 cm i gjatë./PrizrenPress.com/