15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Qeverisë antikushthtetuese po i vjen fundi!

“Dy shkelësit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me nënshkrimin e “Zajednicës” në Bruksel, përveçqë nuk kanë legjitimitet kushtetues për të qeverisur vendin, nga sot, nuk e kanë as legjitimitetin e qytetarëve të vendit. Nga sot, qëndrimi i mëtutjeshëm i tyre në krye të qeverisjes së vendit, përveçse i paligjshëm, është antikushtetues dhe në shpërpushje me vullnetin e qytetarëve të vendit”, ka thënë analisti Florim Zeqa

Koalicioni aktual PDK-LDK po tregohet arrogant përballë opozitës, protestave dhe peticionit të qytetarëve. Për të ruajtur privilegjet e veta është në gjendje ta shkatërrojë shtetin, vetëm e vetëm që të mbesë në pushtet dhe të zhvatin edhe më tej të mirat publike. Është më se normale që një pushtet që bën shkeljen e Kushtetutës, i humb legjitimiteti, dhe në këtë rast vazhdimi i këtij pushteti e vazhdon agoninë dhe vuajtjet qytetarëve dhe e degradon shtetin në kufijtë më të këqij. Analistët janë të mendimit se kjo Qeveri duhet të bjerë, për shkak se ka humbur legjitimitetin.

Politologu Faik Krasniqi mendon se ky pushtet me qytetarët e saj dhe opozitën, prej krijimit të saj është treguar arrogant dhe idiot, duke mos e përfillur as njërën e as tjetrën.

“Dhe, ky kryeministër mendjemadh dhe mistrec, është vetëm vazhdimësi e kryeministrit paraprak të klanit ‘Pronto’, që shkatërruan dhe e sollën Kosovën në këtë derexhe. Edhe deklaratat “kërcënuese” të tij ndaj BE-së, janë idiotike dhe për presion, sepse ky njeri njihet që nuk e mban fjalën kur tha që nuk do të dalë në Evropë, derisa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të ngelin të izoluar. Kushtëzimet, edhe pse të vonuara, është dashur të ndodhin para fillimit të bisedimeve me Serbinë.

Dhe, ato duhet të bëhen në Bruksel, atje ku bisedimet me Serbinë janë duke u zhvilluar tash e sa vite, ku nga ato bisedime Kosova nuk përfitoi asgjë, por vetëm i bëri nder e favore Serbisë”, thotë ai./kosova sot/

Më Shumë

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Lajmet e Fundit