10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Si i vodhi shqiptari dhe serbi 7 milionë euro

Pas shtatë muajsh hetime, policia italiane, ka zbardhur vjedhjen e 7 milionë eurove në një vilë luksoze në Torino.

Për këtë policia ka vënë në pranga 4 persona, mes tyre edhe shqiptarin Zef Zefi, 41 vjeç.

Gjithashtu, bashkë me të janë arrestuar edhe serbi Denis Jovanoviç, si edhe nënë e bijë Silvi Lanza dhe Madalena Rici.

Grabitja ka ndodhur 8 muaj më parë, në një apartament ne një nga zonat më të pasura në Torino.

Dy gratë kishin zënë miqësi me pronaren e apartamentit, një e moshuar pasanike italiane.

Pasi ishin njohur me oraret kur ajo dilte nga apartamenti, kishin njoftuar shqiptarin dhe serbin që të kryenin vjedhjen./tvklan.al/

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Lajmet e Fundit