“17 Shkurti”, shkolla me datën e veçantë në Shirokë të Suharekës

Shkolla në Shirokë të Suharekës, e cila u themelua më 17 shkurt. Nxënësit e stafi mësimor i shkollës janë të lumtur që mbajnë këtë emër.

RTK e ka vizituar këtë shkollë dhe na sjell një reportazh nga ky vend.

Shkolla fillore në Shirokë të Suharekës, mban për identitet një datë të veçantë. Quhet “17 Shkurti” dhe nxënësit që nga klasa e parë janë veshur me kostum kombëtarë dhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Nxënësit e klasës së parë, recitojnë vargje dhe i këndojnë kësaj dite të veçantë.

Ata të më të larta tashmë e dinë tash çfarë është 17 shkurti.

Mësimdhënësit gjatë gjithë kohës u flasin nxënësve për Pavarësinë e Kosovës, sfidat dhe vështirësitë që hasi ajo në shekuj për të arritur deri te kjo datë e pavarësisë.

Fenomeni demografik i lëvizjes së popullatës e ka prekur edhe këtë shkollë në zvogëlimin e numrit të nxënësve.

Në Suharekë, vetëm ky institucion shkollor është emëruar me këtë datë të veçantë, 17 Shkurti Shkolla “17 Shkurt”, në Suharekë mban emrin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit