5.3 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

100 thëniet më inspiruese

Aforizma nga Sokrati, Ajnshtajni, Tuein, Gëte, Pikaso, Aristoteli deri te Da Vinçi, Konfuci, Steve Jobs dhe Woody Allen.

Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër. Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet. Lexoni 100 thëniet më inspiruese që janë thënë ndonjëherë të sjella në një speciale nga “Tirana Observer”

1 – Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse

2 – Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill

3 – Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein

4 – Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën– Robert Frost

5 – Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale

6 – Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky.

7 – Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan

8 – Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart

9 – Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth

10 – Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone

11 – Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse

12 – Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon.

13 – Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale

14 – 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, se sa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Tuein

15 – Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll

16 – Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë –Alice Walker

17 – Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda.

18 – Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani –Proverbë kineze

19 – Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet – Sokrati

20 – 80% e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen

21 – Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs.

22 – Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po – Vince Lombardi

23 – Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia – Stephen Covey

24 – Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso

25 – Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket –Kristofor Kolombi.

26 – Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou.

27 – Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn

28 – Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë – Henry Ford

29 – Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Tuein

30 – Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda –Johann Volfgang von Goethe.

31 – Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra

32 – Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat. Dakord, por edhe fjalët e këqija nuk kanë rezultat, prandaj motivimi këshillohet të jetë i përditshëm – Zig Ziglar.

33 – Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në proporcion të kurajos së dikujt – Anais Nin.

34 – Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”,  atëherë nuk mund të pikturosh. –Vincent Van Gogh.

35 –  Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë – Aristoteli.

36 – Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet – Jezusi

37 – I vetmi person që është e thënë të bëhesh, është personi që vendos ti vetë të bëhesh – Ralph Valdo Emerson

38 – Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau

39 – Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe – Erma Bombeck.

40 – Më shumë se sa t’i vendosësh përgjegjësi një personi, është e mira t’i japësh besim për ta ndihmuar –Booker T Uashington.

41 – Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverbë indiane

42 – Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt

43 – Çdo gjë që ti kërkon është në anën tjetër të frikës – George Addair

44 – Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita – Platoni.

45 – Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh – Arthur Ashe

46 – Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën – John Lennon.

47 – Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8 – Proverb japoneze

48 – Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shikojmë aq shumë nga dera e mbyllur sa që nuk shohim atë që është hapur për ne – Helen Keller.

49 – Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin. – Konfuci.

50 – Nëse e ëndërron, mund ta arrish – Zig Ziglar

51 –  Sa e mrekullueshme është se askush nuk duhet të presë qoftë dhe një moment të vetëm për të filluar për të përmirësuar botën – Anne Frank.

52 – Kur lë të shkojë personin që jam, filloj të jem ai që duhet – Lao Tzu

53 – Jeta nuk numërohet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga momentet kur na është marrë fryma – Maya Angeloi

54 – Lumturia nuk është diçka e bërë në moment. Vjen nga veprimet tona – Dalai Lama

55 – Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip  – Sheryl Sandberg

56 – Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet. – Aristoteli

57 – Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën – Steve Jobs

58 – Asgjë nuk është e pamundur – Audrey Hepburn

59 – Ose shkruaj diçka më me vlerë për t’u lexuar ose bëj diçka më me vlerë se sa të shkruarit –Benjamin Franklin.

60 – Ndrysho mendimet dhe do të ndryshosh botën – Norman Vincent Peale

61 – Nuk mund të biesh nëse nuk ngjitesh. Por nuk ka asnjë gëzim nëse e jeton jetën në Tokë. –I panjohur

62 – Duhet ta besoj që jemi të talentuar në diçka, dhe kjo gjë duhet të gjendet me patjetër – Marie Curie

63 – Shumica nga ne nuk po jetojnë ëndrrat e tyre pasi po jetojnë frikërat që kanë – Les Brown

64 – Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante dhe nëse i tejkalojmë ato kjo i jep jetës kuptim – Joshua Marine

65 – Nëse do të ngrihesh vetë, mundohu të ngresh dikë tjetër – Booker T. Uashington

66 – Gjithmonë kam qenë i fiksuar me urgjencën e të bërit të gjërave. Dija nuk është mjaftueshëm, duhet të veprojmë – Leonardo Da Vinci

67 – Limitet jetojnë vetëm në mendjen tonë. Por nëse përdorim imagjinatën, mundësitë tona janë të pafundme – Jamie Paolinetti.

68 – Merre jetën në dorë, dhe shiko ç’ndodh? Një gjë e tmerrshme, askush për t’u fajësuar – Erica Jong.

69 – Çfarë janë paratë? Sukses është të ngrihesh në mëngjes dhe të shkosh në darkë në krevat duke menduar se ke bërë çfarë ke dashur – Bob Dylan.

70 – Nuk dështova në test. Gjeta 100 mënyra për ta bërë atë gabim – Benjamin Franklin.

71 – Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi – Bill Cosby

72 – Një person që nuk bën asnjë gabim, nuk provon kurrë asgjë të re – Albert Ajnshtajn

73 – Një person që thotë se nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresë personin që po e bën atë –Proverb kineze

74 – Nuk ka trafik gjatë miljeve që bën shtesë – Roger Staubach

75 – Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhet të ishe – George Eliot

76 – Njeriu bëhet atë që beson se mund të bëhet – Oprah Winfrey

77 – Më mirë të vdes nga pasioni se sa nga mërzia – Vincent Van Gogh

78 – Një burrë vërtetë i pasur është ai, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur i ka duart bosh. –I panjohur

79 – Nuk është çfarë ti bën për fëmijët, por çfarë u ke mësuar atyre të bëjnë për veten e tyre, kjo do t’i bëjë ata të suksesshëm – Ann Landers.

80 – Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta – Abigail Van Buren

81 – Ndërto ëndrrat e tua, ose ndonjëri do t’ju përdorë për të ndërtuar ëndrrat e tyre – Farrah Gray

82 – Betejat që kanë rëndësi nuk janë ato për medalje ari. Betejat brenda vetes tuaj – betejat e padukshme brenda nesh janë ato që kanë rëndësi – Jesse Ovens

83 – Edukimi kushton para. Por të njëjtën gjë bën edhe injoranca – Sir Claus Moser

84 – Kam mësuar se kur dikush e mbledh mendjen, zvogëlohet frika – Rosa Parks

85 – Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon – Konfuci

86 – Kur shikon tek gjërat që ke në jetë, gjithnjë do të kesh më shumë. Kur shikon tek gjërat që nuk ke në jetë, nuk do të kesh kurrë mjaftueshëm – Oprah Winfrey

87 – Kujtoni se kur jo gjithnjë merrni atë që doni, shpesh është një goditje e mrekullueshme e fatit – Dalai Lama

88 – Përdor kreativitetin, sa më shumë ta përdorësh aq më shumë do të kesh – Maya Angelou

89 – Ëndërro shumë dhe guxo të dështosh – Norman Vaughan

90 – Jeta jonë fillon për t’i dhënë fund ditës që heshtën për gjërat që patën rëndësi – Martin Luter King Jr.

91 – Bëj atë që mundesh, aty ku je, me çfarë të kesh – Teddy Roosevelt

92 – Nëse bën atë që ke bërë gjithnjë, do marrësh gjithnjë atë që ke marrë – Tony Robbins

93 – Ëndrrat, në fund të fundit janë një formë planifikimi – Gloria Steinem

94 – Është vendi yt në botë, është jeta jote. Bëj ç’të mundesh me të, dhe bëje për një jetë që ti dëshiron ta jetosh – Mae Jemison

95 – Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills

96 – Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt

97 – Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë – Grandma Moses

98 – Pyetja nuk është se kush do më lërë, po kush do arrijë të më ndalojë – Ayn Rand

99 – Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford

100 – Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite – Abraham Lincoln /Tirana Observer/

Më Shumë

Policia në Prizren i çon në stacion dy komisionerë që u kapën mes vete

Dy persona në Korishë të Prizrenit janë shoqëruar në Polici. Policia ka bërë të ditur se të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor pas...

Ja për kë votoi mërgata në Prizren

Në Prizren janë numëruar 100 për qind e votave të mërgatës. Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Abrashi rrëmbeu 361 vota, apo...

Lajmet e Fundit