7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

18 kandidatë konkurrojnë për Avokat të Popullit

Avokati i popullit-objektiPër ta zëvendësuar Sami Kurteshin në pozitën e Avokatit të Popullit, në konkursin e shpallur nga Kuvendi i Kosovës, kanë konkurruar gjithsejtë 18 kandidatë.

Garës për Avokat të Popullit, sipas një liste që e ka siguruar “Epoka e re”, i kanë hyrë: njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, shefja e Zyrës Administrative të Veriut, Adriana Hoxhiq, ish-deputetja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Suzana Novebërdaliu, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Geci.

Po ashtu, garës për Avokat të Popullit i kanë hyrë edhe: Nazmije Krasniqi, Riza Krasniqi, Bogolub Staletoviqi, Hamdi Pllashniku, Afrim Gashi, Veton Vula, Naim Krasniqi, Haki Krasniqi, Ibrahim Arsllani, Shqipe Ibraj-Malaj, Sadik Kryeziu, Agim Vatovci, Musa Dragusha dhe Milaim Çekaj.

Sipas konkursit, i cili është mbyllur të enjten, kandidati për Avokat të Popullit për këtë pozitë duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë arsimim të lartë, të ketë karakter ndershmërie dhe moral të lartë. Gjithashtu, kandidati duhet të ketë përvojë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe të mos ushtrojë funksion në parti politike, deputet në Kuvendit e Kosovës që e zgjedh atë apo anëtar i kabinetit qeveritar.

Avokati i Popullit ka kompetencë për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut, të parapara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me konventat e standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit./Epoka e re/

Më Shumë

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Delirium

Lajmet e Fundit