11.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

22 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

Sot mbushen 22 vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë, përkatësisht nga masakra e forcave serbe në Burim, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë.

Masakra në Burim është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje dhe për asnjë vrasje tjetër gjatë luftës, nuk është dënuar askush.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme, ushtruesi i detyrës së presidentit, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca do të bëjë sot homazhe në Malishevë, në orën 13:30.

Më 31 mars 1999, te vendi i quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civilë, shumica prej tyre nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, si dhe tre banorë të Suharekës, të cilët ishin strehuar në këtë pjesë. Po në këtë ditë, në fshatrat tjerë janë vrarë dhe masakruar edhe civilë të tjerë.

Më Shumë

Arrestohet një person i dënuar me mbi një vit burg në Prizren

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar në një pikë kalimi kufitar dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas...

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

Lajmet e Fundit