9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

24 policë kanë vdekur nga Covid-19, Sveçla bën të ditur se janë vaksinuar rreth 8 mijë pjesëtarë

Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës  është mbajtur ceremoni solemne për nder të shënimit të kësaj dite, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht u bën homazhe pranë lapidarëve të policëve të rënë në krye të detyrës për të vazhduar edhe me një minutë heshtje për nderim të kësaj.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo ditë do festohej ndryshe, por që si pasojë e pandemisë ishin të obliguar që organizimi të jetë simbolik.

Ai shtoi se mbështetja e tij dhe ministrisë do jetë edhe më e madhe. Ministri ka bërë të ditur se si pasojë e Covid-19, 24 pjesëtarë të Policisë kanë vdekur, kurse 7 912 janë vaksinuar edhe 1 268 janë në radhë për t’u vaksinuar.

“Sot është një ditë e shënuar, duke kremtuar kështu 6 shtatorin e vitit 1999-të me pranimin e kadetëve të parë. E sot numërojmë me mbi 9 mijë policë. Në këtë ditë kemi menduar të festojmë ndryshe këtë ditë duke bërë që nga pandemia të festohet me kufizime”.

“Nga 1 vit e gjysmë pandemi Policia gjithmonë ka qëndruar ne front vetëm e vetëm që të mbrojnë qytetarët, dhe fatkeqësisht kemi 24 policë te vdekur nga pandemia”, tha Sveçla.

Tutje ai tha se falënderimi i takon secilit pjesëtarë të Policisë që punon fort për sigurinë në vend.

Më Shumë

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa ndëshkuese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, kanë njoftuar se sot kanë mbajtur takim të...

Lajmet e Fundit