27-vjeçari ishte dërguar në QKMF të Dragashit, pa shenja të jetës

M.Mustafa, 27-vjeçar nga fshati Buzez i Dragashit, ka ndërruar jetë pasi që u rrëzua derisa po kalëronte.

Ai, ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Viktima derisa kishte qenë duke e stërvitur një kali ishte rrëzuar duke pësuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

“ Viktima ishte sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit