8.9 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

28 të vdekur nga koronavirusi për pesë ditë

28 pacientë kanë vdekur në pesë ditët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Express

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të martën ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend.

Në njoftimin e IKSHPK’së është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar 9 raste të vdekjes.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 1 mijë e 420 persona.

Nga marsi e deri më 19 janar të këtij viti, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 56 mijë e 412.

Nga ta, janë shëruar 49 mijë e 713 persona, ndërkaq 5 mijë e 279 janë duke u përballur ende me koronavirusin.

Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Më Shumë

Jan Palokaj largohet nga Bashkimi, karrierën e vazhdon te Cibona

Bashkimi ka njoftuar largimin e Jan Palokajt, i cili do të vazhdojë karrierën te Cibona. Klubi bëri të ditur se ndarja është realizuar me marrëveshje...

P.C Prizreni fiton bindshëm ndaj Istogut

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Parë, duke mposhtur Istogun me rezultat 82:68. Pavarësisht mungesës së dy lojtarëve bazë, Urim...

Lajmet e Fundit