14.3 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Sot seancë në Speciale ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar kalendarin e seancave për javën e dytë dhe të tretë të muajit shtator.

 

Kështu, bazuar në njoftimin zyrtar të Speciales, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” është caktuar për datën 8 shtator me fillim në orën 13:30 minuta, raporton RTKlive.

Sikurse bëhet e ditur në kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është planifikuar për 8 shtator në ora 13.30.

Në seancë do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera.

Ndërkohë, në javën e tretë të këtij muaji, duke nisur nga 13 deri me 16 shtator, me fillim në orën 9:30, do të mbahen seanca me deklaratat përmbyllëse të prokurorit ndaj rastit të Salih Mustafës.

Më Shumë

Prizreni do të organizojë për herë të parë Festivalin e Kampingut, mbi 200 kamperë do të marrin pjesë

Prizreni pritet të shndërrohet në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit aventurier në rajon, me organizimin për herë të parë të Festivalit...

Aktivitet ndërgjegjësues për trashëgiminë kulturore në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren do të organizojë një aktivitet...

Lajmet e Fundit