8.6 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Kurti: Koha për shkolla me nxënës dhe mësimnxënie

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot kanë vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës.

“Koha për shkolla me nxënës dhe mësimnxënie. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Albin Kurti kur në Llugë të Podujevës e vuri gurëthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”.

“Kjo shkollë do të ju shërbej 450 nxënësve dhe ne kemi nevojë për kushte më të mira për nxënësit tanë. Po e bëjmë vënien e gurëthemelit në shtator kur kemi nevojë për më shumë mësim dhë më shumë shkolla, mësimdhëne e mësimnxënie”, tha Kurti.

Edhe ministria e Arsimit Arvërie Nagavci ka bërë thirrje për fillimin e procesit mësimorë. “Bëj thirrje që të kthehen në shkolla nxënësit. Jemi të vetëdijshëm që infrastruktura është e rëndësishme për punën dhe sukseset, andaj po punojmë në këtë drejtim”, tha ajo, raporton RTKlive.

I pranishëm ishte edhe kreu i komunës Shpejtim Bulliqi ndërkohë në këtë shkollë nuk po zhvillohej procesi mësimorë.

Mësim nuk kishte as në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Batllavë ku u përurua salla e edukatës fizike dhe objekti i paraleles së ndarë të po të njëjtës shkollë.

Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e  shkollës ‘Ilir Konushevci’

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot do të vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga të Podujevës.

Po ashtu Kurti dhe Nagavci do të përurojnë objektin e ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë (paralele e ndarë), dhe do të përurojnë Sallën e Edukatës Fizike në shkollën amë.RTKLIVE

Më Shumë

Afrim Tejeci: Prizreni ka nevojë për drejtorë me rezultate, jo me justifikime

Kryetari i Odës  së Prizrenit, Afrim Tejeci, ka reaguar lidhur me emërimet e pritshme të drejtorëve komunalë në Prizren, duke kërkuar që ato të...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 244 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 19 aksidente me të...

Lajmet e Fundit