Jasharaj: Qeverisë i shkoi ‘zani i zi’ edhe në Bruksel, pa fajin tonë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen e saj ndaj grevistëve.

Jasharaj ka thënë se asnjëherë që nga paslufta s’ka ndodhur që sindikatat të marrin mesazhe fyese e presione nga ana e Qeverisë.

Ai tha se nuk është mirë që në vitin 2022 të përballemi me greva, dhe t’i shkojë ‘zëri i zi’ Qeverisë edhe në Bruksel.

 

 

“Ata përcjellin mesazhe fyerje, presione duke thënë se do t’i ndalin pagat, Nuk ka ndodhur në Kosovën e pasluftës pagat dhe të gjitha të drejtat na ka mohuar pushtuesi. Nuk është mirë që në vitin 2022 të përballemi me gjëra të tilla dhe t’i shkojë Qeverisë zani i zi edhe në Bruksel pa fajin tonë. Nëntë muaj rrugëtim, mezi e bëmë një takim me Kurtin, e asnjë milimetër nuk e bëri tutje, por u thirr në fjalin time “si vëllai””, tha Jasharaj në Kanal 10.

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Lajmet e Fundit