7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

“Është sezoni vjeshtor i serialit “Zafa”, Berisha flet për aktakuzën ndaj tij dhe thotë se rasti ishte keqkuptim me një polic

Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, thotë se akuza ndaj tij është një keqkuptim që kishte ndodhur mes tij dhe një zyrtari policor.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Berisha  ka thënë se  ky rast po shfrytëzohet sipas tij, nga trushpëlarët dhe hienat e rrjeteve sociale.

“Në këtë episod behet fjalë për një keqkuptim me një polic, Po tash është sezoni vjeshtor i serialit “Zafa” sezoni pranveror kishte 3 episode, tash në sezonin vjeshtor ky është episodi i serialit, serial ky që shfrytëzohet si “ushqim” për trushpëlarët dhe hienat e rrjeteve sociale”, u përgjigj  Berisha me ironi

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 24 tetor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj Berishës për veprën penale “sulmi ndaj personit zyrtar”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Më Shumë

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare. Ajo kishte kërkuar ndihmë për të financuar operacionin, i cili kushton 60...

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Lajmet e Fundit