Ballkani kërkon përkrahjen e tifozëve për duelin me Slavia Pragë

Ballkani të enjten mbrëma luan njërën ndër sfidat më të vështira të këtij sezoni në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ sfidon Slavia Pragë, në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të kësaj ligë evropiane.

Klubi nga Suhareka përmes një njoftimi, ka ftuar tifozët që të mbushin stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen me Slavia Pragë.

“Historia vazhdon. Na duhet përkrahja e të gjithëve, andaj të gjithë të enjten për Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruhet në postimin e Ballkanit.

Ballkani aktualisht është e fundit në grup më katër pikë, aq sa ka edhe Slavia, kurse, lideri i grupit është Cluji me shtatë pikë të tubuara

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit