9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Arrestohet i dyshuari në Suharekë, i gjendet kokainë

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për kryerje të dy veprave penale.

 

Policia njofton se gjatë kontrollit të tij, tek i njëjti është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës.

“Me datën 03.11.2022 rreth orës 18:00 DHTN-Prizren pas hetimeve intensive dhe punës operative në terren, në fshatin Grejkoc – Suharekë nga zyrtarët policorë është identifikuar një veturë e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar me iniciale L.R., i cili përkundër rezistencës së shfaqur kundrejt zyrtarëve policorë është arritur që të arrestohet, me ç’rast gjatë kontrollit të tij, tek i njëjti është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës”, thuhet në njiftim.

Policia sqaron se në lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit përmes të cilit është marrë urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë etë dyshuarit të lartcekur.

“Gjatë bastisjes së realizuar,përfshirë këtu edhe kontrollin e kryer në vendngjarje, janë gjetur dhe janë sekuestruar tre fishekë kalibër i panjohur, dy peshore digjitale, një kovë plastike me substancë të dyshuar për narkotikë heroinë pesha 1403.96 gramë, dy aparate për vakumim, një rolle najloni për mbështjellje të substancave narkotike, kat?r  doza substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 2.076 gramë, një karikator me tre fishekë kalibër i panjohur,para të gatshme në vler?pes?qind (500) euro, një veturë me targa vendore, dy telefona mobilë, një pistoletë ngjyrë e zezë pa karikator”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit