16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Haradinaj: Kurti po e ndihmon planin e Serbisë për dështimin e projektit franko-gjerman

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media, tha se Serbia, sponsorët dhe satelitët e saj e kanë skenar dështimin e marrëveshjes tashmë të njohur si plani franko-gjerman që në përmbajtje e ka njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij në këtë skenarë për fatë të keq është kyqur dhe po e ndihmon edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Disa herë jam deklaruar se jam betuar me thënë të vërtetën për interesat tona nacionale dhe tani do t’i sjelli disa fakte për këtë”, tha Haradinaj.

Ish-kryeministri më tej theksoi se në tetor në Prishtinë e Beograd ka ardhë marrëveshja që në përmbajtje ka njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

“Përgjigja e Kosovës nuk është se ka qenë e qartë, por reagimi i Serbisë ishte mos pajtimi me këtë marrëveshje”, tha Haradinaj.

 

 

Kryetari i AAK-së theksoi se në fillim të nëntorit Qeveria e Kosovë ka vendosur me zbatuar vendimin për targat në veri.

“Aleati ynë më besnik e më i sigurti Amerika, duke ditur skenarin e Serbisë që ka për qëllim dështimin e marrëveshjes dhe dialogut e zhvillimet destabilizuese në veri, i ka kërkuar kryeministrit e Qeverisë së Kosovës me pezulluar këtë vendim deri në marrëveshje e me mbajt presionin në Beograd e Serbi për marrëveshjen që e ka për bazë e ka njohjen”, tha Haradinaj.

“Albin Kurti me demagogët e vet në Qeveri e jashtë saj ka vendosur mos ta ndjek rrugën që i ka thënë Amerika dhe duke vazhduar me mendimin e tij për targa. Serbia ka arritur sot me e lënë Kosovën pa përfaqësim në veri. Çka kërkon Bashkësia ndërkombëtare prej neve është se Kosovës po i kërkohet Asociacioni”, u shpreh i pari i AAK-së.

Sipas Haradinajt, rruga e ikjes nga Amerika është ajo drejt Moskës.

“Ikja e kryeministrit Kurti nga Amerika ka vetëm një rrugë, e ajo është në Moskë”, ka thënë Haradinaj.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit