Kurti: Serbia synon refuzimin e planit ‘franko-gjerman’ me tensione në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, deklaroi se për situatën në veri të Republikës, institucionet po vazhdojnë me zbatimin e vendimit për targat.

 

“Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilagele në ato RKS – të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 28 tetor 2022”, tha Kurti.

Ai theksoi se nga 1 nëntori janë shqiptuar 856 qortime apo vërejtje.

Ai përmendi faktin se Vuçiq së fundmi u takua me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës në Beograd, kurse u shpreh se kjo tregon qartë që presidenti i Serbisë koordinohet me Rusinë e Kinën, ndërsa gënjen e zhgënjen SHBA-në dhe BE-në.

Kryeministri Kurti deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka intensifikuar përpjekjet për destabilizim, pasi dëshiron të kamuflojë refuzimin e tij për planin franko-gjerman.

Ai tha se Serbia ka refuzuar këtë plan për ta maskuar refuzimin.

Më Shumë

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit