8.6 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Prizren/ Dje u raportua e zhdukur, sot ishte në shkollë, 13-vjeçarja deklaron se është dhunuar

Një ditë më parë një e mitur nga Prizreni është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.

Ndërsa sot nga familjarët është njoftuar policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë.

13-vjeçarja në polici ka deklaruar se gjatë kohës sa ka qene e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime, ndërsa marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16-vjeç është vepër penale , një veprim i tillë i plotëson elementet e veprës penale “ Dhunimi”, andaj policia menjëherë ka filluar veprimet , e kane identifikuar dhe arrestuar të dyshimtin H.B. /19 vjeç.

“I dyshuari pas shoqërimit në polici dhe në prezence të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare ka konfirmuar pohimet e viktimës që ka pas lidhje intime me viktimën. Me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti cilësohet Dhunim. I dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar ndalohet në ndalim policor për 48 ore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

 

Më Shumë

Drini i Bardhë udhëton në Kaçanik për sfidën ndaj Lepencit

Drini i Bardhë do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionat, ku në transfertë përballet me Lepencit. Takimi do të luhet më 18 prill 2026,...

Sonte nis seria gjysmëfinale, Bashkimi pret Borën në Prizren

Seria gjysmëfinale e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës te meshkujt nis sonte, ku Bashkimi është nikoqir i Borës në palestrën “Sezai Surroi” në...

Lajmet e Fundit