Këshilli Prokurorial kërkon raport me të gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj “Kobrës”

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit që të përgatis një raport me të gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhës i njohur me emrin Kobra e i cili dyshohet për vrasjen e fundit të një shtetasi shqiptar.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij”, thuhet në komunikatë.

 

 

Tutje KPK potencon se në bazë të kompetencave që ka do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet që Prokuroria në Prizren nga ndërmarrë ndaj Dibran Hoxhës dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit