6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Xeni reagon pas raportimeve se u largua nga muzika: S’është e vërtetë, po e vazhdoj aktivitetin normalisht

Nga dita e djeshme, në media po qarkullon një lajm se këngëtari i njohur kosovar, Shkëlzen Jetishi-Xeni, është larguar nga skena muzikore për shkak të disa problmeve shëndetësore.

Gazeta Express ka kontaktuar me Jetishin, i cili i ka mohuar këto raportime.

Ai ka thënë se s’ka asnjë problem shëndetësor dhe se është duke e vazhduar aktivitetin e tij normalisht.

“Nuk është e vërtetë. Ato probleme unë i kam kry dhe e vazhdoj aktivitetin tim normalisht qysh jam deklaru më parë. M’vjen çudi qysh mediat e bëjnë një gjë të tillë. Si ka mundësi, pa u verifiku e pa më thirr kush. Kërkush s’ka kontaktu edhe veç kur e pash që më lajmëruan njerëzit e tjerë, filluan njerëzit me më thirr e me u shqetësu. Kjo është dëmtim, unë nuk e di si bëhen këto sende. Nuk është e vërtëtë, unë e vazhdoj aktivitetin tim. I kom kry të gjitha ato procedurat, nuk ka asgjë në 2023’ën, unë vazhdoj me aktivitetin tim”, ka thënë Jetishi

Më Shumë

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së...

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Lajmet e Fundit