E godasin me shkop dhe e kapin për flokësh, vjehrria ushtrojnë dhunë ndaj nuses në Prizren

Një rast i dhunës ka ndodhur në Lubiçevë të Prizrenit.

Nusja I ka  denoncuar në polici prindërit e bashkëshortit, vjehërrinë e saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehërria e saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psike, duke i shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.  Sipas informacioneve të para, vjehrri e ka sulmuar nusen me bastun (shkop që e përdorin pleqtë), kurse vjehrra e ka kapur për flokësh.

 

 

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke i raportuar të dyshuarit në Polici, me ç’rast ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar në shtëpinë e burrit.

Si rezultat i raportimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për dhunë në familje ndaj të dyshuarve./Sinjali

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit