Prishtina prezanton ish-futbollistin e Lirisë

Fitim Susuri është futbollisti më i ri i Prishtinës. Atë e ka prezantuar të enjten klubi kryeqytetas, duke theksuar se në edicionin e kaluar tek Liria Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë.

“FC Prishtina ka nënshkruar ditën e sotme kontratë me futbollistin nga Prizreni, Fitim Susuri. Mesfushori i avansuar 23-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit, ndërkohë që së fundmi për pak muaj ka qenë pjesë e Feronikelit 74. Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve. Susuri është prezantuar edhe zyrtarisht në skuadër nga drejtori sportiv Driton Krasniqi. Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar “bardhekaltërve””, ka njoftuar Prishtina.

Aktualisht në renditjen e Superligës ku prin Ballkani klubi nga kryeqyteti gjendet në pozitën e katërt.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit