28.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Arrestohet tiranasi, hakoi llogaritë e disa kosovarëve në Facebook e përfitoi mbi 100 mijë euro

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 28-vjeçar nga Tirana nën dyshimin se kishte hakuar llogaritë e Facebookut të disa kosovarëve dhe i kishte përdorur ato për të përfituar shuma parash nbga familjaraët dhe të afërmit e viktimave.

Ai u kishte dërguar familjarëve të viktimave mesazhe se kishte nevojë për para. Përfitoi mbi 100 mijë euro.

28-vjeçari L.P. është arrestuar, ndërsa i janë sekuestruar 7 kartela bankare, 2 laptopë, e disa pajisje tjera.

“Vidhte llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social Facebook, dhe i përdorte ato për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e shtetasve që iu kishte vjedhur llogaritë, identifikohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari. 28-vjeçari ka marrë shuma të ndryshme parash (në total mbi 100 000 euro), nga familjarët dhe të afërmit e poseduesve të llogarive në Facebook, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para. Sekuestrohen 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare. Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimeve të marra nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe përdorimin për të kërkuar para nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Account”, për dokumentimin e kësaj veprimtarive kriminale, identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësi ligjore. Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin: L. P., 28 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet nga Policia.

Dyshohet se i arrestuari kishte bashkëpunuar edhe me shtetas tjerë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe më pas ka komunikuar me familjarët dhe të afërmit e këtyre shtetasve, për t’iu kërkuar shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera. Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Shuma e përfituar nga kjo veprimtari kriminale është mbi 100 000 euro. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga ky shtetas”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

NATO e shqetësuar: Situata e sigurisë në Kosovë ka mundësi për përkeqësim

NATO-ja dhe forca e saj paqeruajtëse në Kosovë, e njohur me shkurtesën KFOR, janë “shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e...

70 aksidente trafiku për një ditë në Kosovë, 34 prej tyre me të lënduar

Vetëm gjatë ditës së djeshme, policia ka raportuar për 70 aksidente në trafik. Prej tyre, 34 kanë qenë me të lënduar, teksa 36 të tjerë...

Lajmet e Fundit