Aksident në Prizren, goditen dy këmbësorë

Një aksident ka ndodhur sot në një qendër tregtare në Prizren, ku janë goditur dy këmbësore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, por gjithashtu janë goditur edhe dy këmbësore.

Sipas Bytyqit, njëra nga këmbësoret ka pësuar frakturë në këmbë ndërsa tjetra ka pësuar lëndime të lehta.

“ Me datën 14 prill 2023, në ora 13:23 ,në parkingun e një qendre tregtare është raportuar një aksident ku kanë qenë të përfshira dy automjete, por janë goditur edhe këmbësore gjithashtu. Njëra nga këmbësoret ka pësuar frakturë në këmbë, ndërsa tjetra vetëm lëndime të lehta”- ka thënë Bytyqi.

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit