2.8 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Specialja vazhdon me gjykimin, ish-zyrtari amerikan i bashkohet ekipit për mbrojtjen e Thaçit

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi në Hagë është përforcuar, pasi ekipit i është bashkuar një ish-zyrtar amerikan.

Bëhet fjalë për Joe Reeder, i cili nga tani do të jetë bashkëpunëtor i ekipit të udhëhequr nga avokatët Gregory Keohe e Luka Misetiq.

“Në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores, Sekretari njofton Trupin Gjykues II për miratimin e z. Joe Reeder (‘Z. Reeder’) si bashkë-avokat i z. Hashim Thaçi (‘Z. Thaçi’). Më 6 prill 2023, avokati i z. Thaçi, z. Gregory Kehoe (‘Z. Kehoe’ ose ‘Avokati’), e informoi Shefin e Zyrës së Mbrojtjes se do të dëshironte të ndihmohej nga z. Reeder si Bashkë-Avokat. Avokati ofroi të gjithë dokumentacionin përkatës në përputhje me seksionin 18 të Direktivës për avokatin.Z. Reeder pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin. Më 12 Prill 2023, Sekretari aprovoi z. Reeder si Bashkë-Avokat të z. Thaçi në përputhje me nenin 18 të Direktivës për avokatin.5. Në bazë të rregullit 82(3) të Rregullores, Aneksi 1 është paraqitur në mënyrë konfidenciale, pasi përmban informacione personale në lidhje me avokatin dhe bashkë-avokatin”.

Joe Robert Reeder (lindur më 28 nëntor 1947) është një avokat i Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Nënsekretar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 1997.

 

 

Ndryshe, ZPS edhe sot e vazhdon procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke filluar nga ora 09:00.

Gjatë tri seancave të kaluara, dëshmitarja që ishte grua është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, e që po ashtu ka qenë seancë e mbyllur.

Më Shumë

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Lajmet e Fundit