Hoxhë Musliu del kundër hoxhë Mazllamit: Nuk shkohet në xhenet duke e fyer flamurin

Imami, Osmani Musliu, e ka kritikuar gjuhën e përdorur nga imami tjetër, Mazllam Mazllami, i cili shihet në një video duke thënë se flamuri kombëtar është leckë.

Mazllami kishte deklaruar se deklarata e tij ishte nxjerrë jashtë kontekstit qëllimisht.

Musliu ka thënë se ajo gjuhë është e papranueshme, dhe i ka dërguar mesazh Mazllamit, duke i thënë se në parajsë nuk mund të shkosh duke e fyer flamurin.

“Me flamur nuk shkohet në xhenet, shkohet me respektimin e flamurit, nuk shkohet në xhenet duke e sha flamurin. Ka kërku falje hoxha, ishalla s’e ka pas përnime, por vetëm të dalë kjo fjalë, të kërkosh falje nuk çon peshë”, ka thënë ai.

 

 

Musliu, po ashtu ka thënë se nëse dikuj nuk i pëlqen flamuri, atëherë le ta merr një tjetër që i pëlqen.

“Mirë e ka pas thanë një hoxhë, flamuri është këmishë e gjithë kombit, nuk duhet ta prekë askush. Ai është i të gjithëve, i muslimanëve, i krishterëve, ortodoksëve, të gjithëve. Përderisa nuk e sheh si pjesë të veten le te veshë një flamur tjetër që i pëlqen. Mendoj që flamuri i Arabisë Saudite, nuk është flamur i Islamit”, ka thënë ai në emisionin “Five”.

Ai e përmendi edhe ikjen e të rinjve jashtë vendit, duke thënë se Qeveria dhe po ashtu Bashkësia Islame, duhet të bëjnë më shumë për ta ndalur këtë trend.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit