Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për një vend që çon në Evropë, duke mundur Malishevën, me rezultat 1-0, të shtunën në Klinë.
Klinasit dhe malishevasit, bën një lojë të mirë, me disa raste nga të dy skuadrat, megjithatë, skuadra e Armend Dallku fitoren e siguroi në minutën e 86-të përmes Otto John.
Pas kësaj fitore, Dukagjini ngjitët në pozitën e katërt me 44 pikë, derisa Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 39 pikë të tubuara.
Ndërkohë, tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë, i ka arkëtuar edhe Trepça ’89, e cila në ‘Riza Lushta’ mundi Drenicën, kjo e fundit tashmë ka humbur gjasat për ekzistencë në elitën e futbollit tonë.
Fazliu (3’), Fatty (30’) dhe Nimani (30’), shënua nga një gol për fitoren e ‘Minatorëve’, kurse, golin e vetëm për kuqezinjtë e realizo Mziu.
Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ka 37 pikë dhe renditet e teta, derisa Drenica e fundit me vetëm 23 pikë.