Dukagjini mposht Malishevën, Trepça ’89 fundos Drenicën

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për një vend që çon në Evropë, duke mundur Malishevën, me rezultat 1-0, të shtunën në Klinë.

Klinasit dhe malishevasit, bën një lojë të mirë, me disa raste nga të dy skuadrat, megjithatë, skuadra e Armend Dallku fitoren e siguroi në minutën e 86-të përmes Otto John.

Pas kësaj fitore, Dukagjini ngjitët në pozitën e katërt me 44 pikë, derisa Malisheva mbetet në vendin e  shtatë me 39 pikë të tubuara.

Ndërkohë, tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë, i ka arkëtuar edhe Trepça ’89, e cila në ‘Riza Lushta’ mundi Drenicën, kjo e fundit tashmë ka humbur gjasat për ekzistencë në elitën e futbollit tonë.

Fazliu (3’), Fatty (30’) dhe Nimani (30’), shënua nga një gol për fitoren e ‘Minatorëve’, kurse, golin e vetëm për kuqezinjtë e realizo Mziu.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ka 37 pikë dhe renditet e teta, derisa Drenica e fundit me vetëm 23 pikë.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit