Presidentja Osmani do të vizitojë komunën e Dragashit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot do të vizitojë komunën e Dragashit. Me këtë rast, presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.

Në orën 11:00, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Në orën 11:40, e para e vendit do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.

Në orën 12:10, Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini do të deklarohen për media.

Më Shumë

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit