21.8 C
Prizren
E martë, 23 Korrik, 2024

“Bukuri përrallore”, Osmani bën thirrje që të vizitohet sa më shumë Dragashi

Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka qëndruar në komunën e Dragashit për një vizitë.

Ajo atje u takua me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, me asamblenë komunale, OJQ, përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga gratë e nga komunitetet.

“Kemi pasë një ditë me përplot takime të rëndësishme”, tha ajo në një video ku përmblodhi vizitën  e saj.

Osmani, që edhe gjatë rrugës u ndal për një ‘selfie’, tha se malet e Sharrit ofrojnë një pamje përrallore dhe se duhet të investohet në turizmin malor të kësaj komune.

“Natyrisht që për ne si institucion i Presidencës është me rëndësi për ne që qytetarët nga të gjitha komunat e Kosovës ta kenë zërin e tyre të dëgjuar, të flasin për sfidat që ballafaqohen, por mbi të gjitha t’i promovojmë këto bukuri përrallore që i ofrojnë malet magjepsëse të Sharrit. Me kryetarin e komunës patëm mundësinë që të diskutojmë se si ta promovojmë turizmin malor sa më shumë”.

Osmani vuri në pah edhe mungesat bazike që disa nga qytetarët e kësaj komune kanë.

“Natyrisht që qytetarët e kësaj ane kanë sfida që ballafaqohen ende, përfshirë edhe sfidat që kanë të bëjnë me ujin, me rrymën elektrike dhe do t’i trajtojmë të gjitha dhe do t’i shtyjmë përpara të gjitha projektet”.

Në fund, Osmani ftoi që të vizitohet Dragashi sa më shumë, përfshirë edhe mërgimtarët që po qëndrojnë në Kosovë. /Express/

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1702 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1702 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MASHTI pa vendim zyrtar

Ministria e Arsimit ende nuk ka vendim zyrtar për mënyrën e furnizimit të nxënëseve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit