11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Paralajmërimi i Erdogan: Nëse është e nevojshme, Turqia do të ndajë rrugët me BE

Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia, ndonëse kishte marrë një premtim nga Brukseli se bisedimet për anëtarësim do të ringjalleshin, në këmbim të heqjes së bllokadës së Ankarasë për pranimin e Suedisë në NATO.

Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë vizitës së tij në Turqi tha se blloku evropian kërkonte të shihte veprime të Turqisë sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut para se të rinisin bisedimet.

Por këto deklarata për Erdogan lexohen si distancim.

 

 

“BE po përpiqet të shkëputet nga Turqia. Ne do të bëjmë vlerësimet tona ndaj këtyre zhvillimeve dhe nëse është e nevojshme, mund të ndahemi me BE-në”, u tha Erdogan gazetarëve përpara një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara.

Turqia ka qenë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me BE-ne për 24 vite, por bisedimet e pranimit kanë ngecur vitet e fundit për shqetësimet e bllokut për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Më Shumë

Zjarri në Prizren/ Shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, pa të lënduar

Një zjarr i shpërthyer mbrëmjen e kaluar në Prizren ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas zëdhënësit...

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës...

Lajmet e Fundit