10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Bebe Rexha në gjendje të rënduar: Më ndaluan të hipja në avion, sepse fola shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha u shfaq në disa video në Instagram në një gjendje të rënduar emocionale.

Me anë të një postimi në Insta Story Bebe thotë se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai është shqiptar. Punonjësi në fjalë i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër artistes, duke e frikësuar dhe kërcënuar.

“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin. Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të di emrin e tij. Vazhdonte të më sulmonte për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë i stafit të Lufthansa nuk ndërhyri”, shkroi artistja në InstaStory.

Më Shumë

Arrestohet një person i dënuar me mbi një vit burg në Prizren

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar në një pikë kalimi kufitar dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas...

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Lajmet e Fundit