Suhareka ka shënuar një fitore historike duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 3-1. Kjo ishte fitorja e parë në historinë e klubit në Superligën e Kosovës.
Golat për Suharekën u shënuan nga Mevlan Zeka në minutën e 50-të dhe në minutën e 90+4 nga penalltia, si dhe nga Jakup Berisha në minutën e 69-të. Për Dukagjinin, golin e vetëm e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 58-të.
Suhareka me një ndeshje më shumë vendoset në krye të tabelës me 4 pikë, kurse Dukagjini e regjistroi humbjen e dytë.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune